Akreditime


KUSHTET PËR AKREDITIM

Përfaqësuesit e mediave të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të fitojnë akreditim të përhershëm dhe të përkohshëm.


1.       Akreditimi i përhershëm

Akreditimi i përhershëm është i vlefshëm për një vit, ndërsa mund ta fitojnë korrespodentët që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dokumentet e nevojshme për akreditim të përhershëm:

  • Formular i plotësuar
  • Letër në origjinal nga redaksia kryesore, e nënshkruar nga redaktori (udhëheqësi) i medias, me kërkesë për akreditimin e korrespodentit. Në letër duhet të përmenden emri i korrespodentit, obligimi i tij në media, numër telefoni për kontakt, faks, postë elektronike, adresë, numri i legjitimacionit gazetaresk.
  • Biografia profesionale
  • Kopje nga faqja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit (dokument udhëtimi ose letërnjoftim për qytetarët e BE-së)
  • Fotografi në formë elektronike

Procedura për akreditim zgjat deri 15 ditë.

2.       Vazhdimi i akreditimit, dokumentet e nevojshme

  •  Formular i plotësuar
  • Letër në origjinal nga redaksia kryesore, e nënshkruar nga redaktori (udhëheqësi) i medias, me kërkesë për vazhdimin e akreditimit. Në letër duhet të përmenden të gjitha informacionet e kërkuara si për akreditim të parë
  • Fotografi në formë elektronike
  • Kartelë e vjetër e akreditimit

 3.       Akreditim i përkohshëm

Akreditimi i përkohshëm është i vlefshëm prej 30 ditësh (me përjashtime deri 3 muaj). Kjo jepet për ekipet e huaja të gazetarëve, që qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një periudhë të shkurtër. Dokumentet e nevojshme për akreditim të përkohshëm:

  • Formular i plotësuar
  • Letër në origjinal nga media për qëllimin e vizitës
  • Program i shkurtër për vizitën
  • Fotografi në formë elektronike
  • Kopje nga faqja e dokumentit të udhëtimit
  • Kontakt-telefoni

 4.       Akreditimi i korrespodentëve honorarë

  • Kopje nga artikujt e publikuar
  • Pres-kartelë ndërkombëtare ose dokument tjetër (kontratë pune dhe ngjashëm)  me çka do të vërtetojë se merret me gazetari
  • Fotografi në formë elektronike
  • Kopje nga pasaporta 

Dërgoni kërkesat tuaja për akreditime: [email protected]

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020