Çështja e emrit


Historia

Marrëdhëniet me Greqinë me dekada karakterizohen me kompleksitet të jashtëzakonshëm dhe delikatesë dhe ishin të ngarkuar me ndryshimin në lidhje me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë në kohën e shpalljes së sovranitetit dhe pavarësisë së saj më 17 shtator 1991. Me argument se emri kushtetues implikon irredentizëm, Greqia imponoi një mosmarrëveshje dhjetëvjeçare me vendin tonë, e cila u tejkalua me bërjen e Marrëveshjes Përfundimtare në Prespë, më 17 qershor 2018 dhe hyrja pasuese e saj në fuqi më 12 shkurt 2019.

Greqia në qëndrueshmëri dhe në vazhdimësi e mbështeste politikën e saj të jashtme dhe veprimtarinë diplomatike mbi argumentet e saj në lidhje me ndryshimin e përmendur mbi emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së atëhershme si dhe në argumente në lidhje me çështje historike dhe në mënyra të ndryshme e pengonte procesin e njohjes së saj si një subjekt i pavarur në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në veçanti kundërshtonte në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare ku Greqia ishte anëtare.

Si rezultat i kundërshtimit grek ndaj kërkesës së Republikës së Maqedonisë së atëhershme si anëtare e plotë e KB-, dhe në bazë të rekomandimit nga Rezoluta 817 (1993) e Këshillit të Sigurimit të KB-së, vendi më 8 prill 1993 ishte pranuar si anëtar i Kombeve të Bashkuara, me rekomandim në kohë të drejtohet me referencë “ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” deri në zgjidhjen përfundimtare të ndryshimit rreth emrit. Sekretariati i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ishte i detyruar të ndihmojë ta zgjidh mosmarrëveshjen, për qëllimin e së cilit i njëjti caktoi Përfaqësuesin e tij personal. 

Më 16 shkurt 1994, Greqia e përforcoi politikën e presionit dhe vendosi një embargo bilaterale tregtare dhe tranzite në të atëhershmen Republikën e Maqedonisë. Embargo zgjati deri në bërjen e Marrëveshjes së Përkohshme më 13 shtator 1995, me të cilën janë vendosur marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve fqinjë, në nivel të zyrave për lidhje, ndërsa njëkohësisht konstatohet edhe kuadri për zgjidhje të marrëdhënieve midis dy vendeve deri në zgjidhjen e kontestit rreth emrit. Marrëveshja, së bashku me memorandumet shtesë të bëra për masa praktike (13 tetor 1995), për hapjen e zyrave për lidhje në Shkup dhe Athinë (1995) dhe për hapjen e Zyrave për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir dhe në Selanik (2004) e përbëjnë kuadrin juridik mbi të cilën u themeluan marrëdhëniet e përgjithshme reciproke të dy palëve deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes Përfundimtare (12 shkurt 2019) me çka u tejkalua Marrëveshja e përkohshme dhe u vendosën baza më të forta për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy shteteve fqinjë.

Për shkak të kundërshtimit të Greqisë në kundërshtim me nenin 11 nga Marrëveshja e Përkohshme, shteti nuk fitoi ftesë për qasje drejt NATO-së në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, në mënyrën e njëjtë siç u pranua më parë në organizatat e tjera ndërkombëtare. Me argument se kundërshtimi i tillë i Greqisë është në kundërshtim me nenin 11 paragrafi 1 nga Marrëveshja e Përkohshme, e atëhershmja Republika e Maqedonisë ngriti një kontekst kundër Greqisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Më 5 dhjetor 2011 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë solli gjykim, ku vërtetoi se Greqia, duke kundërshtuar pranimin e vendit në NATO e shkeli obligimin e vet nga neni 11, paragrafi 11 nga Marrëveshja e Përkohshme. Gjykata më tej konstatoi se duhet të supozohet vullneti i saj i mirë si shtet , sjellja që është shpallur si e gabuar nga ana e Gjykatës, të mos përsëritet në të ardhmen. Megjithatë, gjykimi nuk ishte mjaftueshëm i ndikuar në anëtarësimin në NATO.

Në qershor të vitit 2015, të dy shtetet ranë dakord për një grup fillestar nga masat për ndërtimin e besimit dhe hapjen e procesit të bashkëpunimit në fushat e identifikuara dhe krijimin e klimës për gjetjen eventuale të zgjidhjes së mundshme për tejkalimin e ndryshimit rreth emrit. 

Marrëveshja Përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shfuqizimin e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995, dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve ishte nënshkruar më 17 qershor 2018, ndërsa hyri në fuqi më 12 shkurt 2019.

Me Marrëveshjen Përfundimtare tejkalohet dallimi dhjetëvjeçar ndërmjet dy fqinjëve dhe vërtetohet vullneti i të dy palëve për krijimin e një kornize të re historike për përforcimin e besimit reciprok, ndërtimi i marrëdhënieve miqësore, promovimi i fiqnjësisë së mirë duke zhvilluar marrëdhënie reciproke të gjithanshme deri te partneriteti strategjik. Marrëveshja Përfundimtare bazohet në parimet e ndërtuara në dokumentet kryesore ndërkombëtare (Karta e KB-së, Dokumenti Përfundimtar i OSBE-së nga Helsinki dhe parimet e ndërtuara në dokumentet e Këshillit të Europës), ndërsa tejkalimi i problemit dhjetëvjeçar përmes paqes është shembulli i duhur për respektimin e parimeve themelore nga neni 1 dhe 2 i Kartës së KB-së dhe për suksesin e diplomatëve të dy shteteve. Në këtë mënyrë Marrëveshja Përfundimtare drejtpërdrejt dhe përgjithmonë kontribuon për paqe, stabilitet dhe progres të fqinjësisë së mirë në rajonin e EJL dhe është një shtysë e vërtetë për zgjidhje të reja pozitive për tejkalimin e çështjeve të tjera të hapura.

Marrëveshja Përfundimtare është shprehje e politikës së mençur, të guximshme dhe të përgjegjshme; politikë e udhëheqjes me një vizion për të ardhmen dhe mbrojtje e njëkohësishme të interesave kryesore kombëtare të dy Palëve në Marrëveshjen Përfundimtare...

Në përputhje me ndryshimet kushtetuese, në bazë të Marrëveshjes Përfundimtare në emër të shtetit ishte dhënë një përcaktues gjeografik (“e Veriut”) para termit “Maqedonia” duke ruajtur simbolet e identitetit kombëtar në bazë të së drejtës për vetëvendosje – populli maqedonas, gjuha maqedonase dhe të tjera. Emri kushtetues i shtetit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa shkurtë “Maqedonia e Veriut”. Shtetësia, siç do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit, është maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjuha zyrtare është “gjuha maqedonase”. Kodet ndërkombëtare të vendit për të gjitha qëllimet mbeten MK dhe MKD, siç janë edhe zyrtarisht të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (“ISO”), përveç kodit të vendit të targave të mjeteve motorike që është “NMK”.

Me Marrëveshjen Përfundimtare, marrëdhëniet diplomatike ishin ngritur në nivel të ambasadave, zyrat për lidhje në Shkup dhe Athinë në nivel të ambasadave, ndërsa zyrat për punë konsullore, ekonomike dhe tregtare në Manastir dhe Selanik në nivel të konsullatave të përgjithshme.

Zbatimi i qëndrueshëm, me mirëbesim, i Marrëveshjes Përfundimtare nga ana e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë çon në krijimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimin të fqinjësisë së mirë në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe nënkupton mbështetjen e fortë të Greqisë për integrim të plotë europian dhe euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut. Në fakt, edhe vetë hyrja në fuqi e Marrëveshjes Përfundimtare ishte kushtëzuar me ratifikimin e Protokollin e Anëtarësimit në NATO-s nga ana e Greqisë, dhe përmes aspekteve të caktuara, zbatimi i Marrëveshjes Përfundimtare do të bazohet si një dokument thelbësor që kontribuon në forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.


Marrëveshja Përfundimtare – Udhëzim për media

Marrëveshja Përfundimtare – Pyetje dhe përgjigje

UNTERM

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020