Ministria


Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi punon për përmbushjen e prioriteteve më të larta të politikës së jashtme të shtetit, siç janë anëtarësimi i plotë në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bën përpjekje për promovimin e interesave ekonomike të shtetit dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend, në përputhje me aspiratat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurimin e standardit më të lartë dhe mirëqenies për qytetarët e vet. Për këtë qëllim, ndërmerren aktivitete për përforcimin e pozitës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkësinë ndërkombëtare, nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale, marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit në organizatat multilaterale.         

Ministria e Punëve të Jashtme është e përkushtuar në ndërtimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të kuadrit diplomatik  dhe në përmirësimin e kushteve teknike për funksionimin e Ministrisë por edhe të përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si parakushte të domosdoshme për arritjen e suksesshme të qëllimeve të planifikuara dhe, mes tjerash, avancimin e mëtutjeshëm të procesit të dhënies së shërbimeve konsullore dhe kujdesit për diasporën.


Kompetencat

- Përfaqësimi dhe afirmimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, zhvillimi dhe koordinimi i marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, bashkëpunimi më shtetet tjera dhe organizatat ndërkombëtare;

- Zbatimi i politikës së jashtme;

- Sigurimi i koordinimit mes organeve kompetente për zbatimin e punëve të jashtme

- Udhëheqja e procedurës për vendosjen ose ndërprerjen e  marrëdhënieve diplomatike dhe konsullore me shtetet tjera, si dhe procedurës për anëtarësim dhe vendosjen e marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare;

- Mbrojtja e interesave, te drejtave dhe pasurisë së shtetit dhe shtetasve të tij dhe personave juridikë jashtë vendit; 

- Ndërmarrja e aktiviteteve lidhur me zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurisë pranë Kombeve të Bashkuara në pikëpamje të masave restriktive, të miratuara në pajtim me dispozitat e Kapitullit VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara;

- Koordinimi i pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Politikën e përbashkët për punë të jashtme dhe siguri dhe Politikën e mbrojtjes dhe sigurisë të Bashkimit Evropian ;

- Siguron koordinimin e aspekteve të politikës së jashtme nga pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operacionet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë  ndërkombëtare;

- Ndjekja e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe propozimi i vendimeve adekuate deri te organet kompetente;

- Kujdesi për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të kombit maqedonas në fqinjësi;

- Kujdesi për pozitën dhe të drejtat e njerëzve për pjesëtarët e bashkësive, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit;

- Kujdesi për pozitën dhe të drejtat e njerëzve për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët përkohësisht ose përgjithmonë qëndrojnë  jashtë vendit, si dhe për emigrantët;

- Organizimi dhe udhëheqja me përfaqësitë diplomatike-konsullore dhe të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organizmi i sistemit të lidhjeve me ato;

- Pjesëmarrja në lidhjen, përgatitjen për ratifikim dhe ruajtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka aderuar;

- Ndjekja dhe kontributi në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare;

- Përcaktimi dhe shënimi i kufirit shtetëror, mirëmbajtja dhe rindërtimi i shenjave kufitare dhe pjesëmarrja në zgjidhjen e incidenteve kufitare;

- Propozimi dhe zbatimi i politikës së vizave dhe regjimit të vizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

- Menaxhimi i Qendrës së vizave dhe sistemit informativ të vizave, me të cilin sigurohet lidhja e gjitha segmenteve në procesin e zbatimit të regjimit të vizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut;  

- Komunikimi dhe koordinimi i bashkëpunimit me përfaqësitë e huaja diplomatike-konsullore dhe me misionet e organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut;

- Udhëheqja e procedurës protokollare për akreditimin dhe procedurës së letrave kredenciale të ambasadorëve të huaj, procedurës protokollare për njohjen e privilegjeve dhe imuniteteve të përfaqësive të huaja diplomatike, konsullatave të nderit dhe përfaqësive të organizatave ndërkombëtare, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare;

- Propozimi, përgatitja dhe udhëheqja e procedurës protokollare për emërim dhe shkarkim të shefave të përfaqësive diplomatike-konsullore dhe konsujve të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Udhëheqja e procedurës për shitjen, blerjen, ndërtimin dhe këmbimin e patundshmërive, kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me dhënien për shfrytëzim dhe ndërprerjen e të drejtës së shfrytëzimit të patundshmërive, dhënien dhe marrjen me qira, dhënien dhe marrjen e dhuratës dhe mirëmbajtjen e patundshmërive, që i shfrytëzojnë përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Udhëheqja e proceduarës për shitjen dhe këmbimin e pasurisë së tundshme, kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me dhënien për shfrytëzim dhe ndërprerjen e së drejtës së shfrytëzimit të pasurisë së tundshme, dhënien dhe marrjen e dhuratës si pasuri e tundshme, të cilat i shfrytëzojnë përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe procedurës për kthimin e pasurisë së tundshme nga përfaqësitë diplomatike-konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme;

- Grumbullimi dhe ruajtja e dokumentacionit të vendit dhe të huaj nga sfera e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Arkivin Diplomatik të Ministrisë;

Informimi i Kryetarit për çështjet më të rëndësishme në realizimin e politikës së jashtme të shtetit dhe dhënia e mendimeve dhe propozimeve në lidhje me çështjet e politikës së jashtme që janë kompetencë e tij , përfshirë edhe aspektet e sigurisë dhe mbrojtjes të cilat dalin nga marrëdhëniet ndërkombëtare;

- Pjesëmarrja në përgatitjen dhe zbatimin e akteve dhe iniciativave të kryetarit, në pajtim me kompetencat e Ministrisë;

- Realizimi i bashkëpunimit me organizatat e qytetarëve dhe me institucionet shkencore dhe profesionale;

- Koordinimi i zbatimit të qëndrimeve politike për pjesëmarrje në operacione për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, në bashkëpunim me ministritë kompetente dhe aktivitet tjera të përcaktuara me ligj.


Tradita diplomatike

Më 29 prill 1969, me Dekret të nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë u themelua „Biro për marrëdhënie të jashtme“. Ky trup pastaj do të pësojë disa transformime ndryshime, duke ndryshuar emërtimin e tij, por edhe duke thelluar dhe zgjeruar domenin e aktiviteteve të tija. Në momentin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë nga Republika Socialiste, Federative e Jugosllavisë, ky organ quhet Sekretariati për marrëdhënie të jashtme dhe paraqet bazën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të sotshme. Me këtë rast, 29 prilli është shpallur si dita e Ministrisë së Punëve të Jashtme.


Diplomacia digjitale

Veprimtaria operative e strukturës diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet në vazhdimësi t’i zbatojë të arriturat më të reja teknike dhe teknologjike dhe inovacionet në komunikim me qëllim të përgjigjes efikase ndaj sfidave aktuale në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij në raport me subjektet të huaja. Drejt këtyre trendeve zhvillues në mënyrë permanente adaptohen edhe metodat dhe teknikat diplomatike.

Për këtë qëllim, Ministria e Punëve të Jashtme i inkurajon diplomatët tanë tërësisht t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofrojnë mediumet sociale, të kontribuojnë në përmbushjen e aktiviteteve të rregullta dhe qëllimeve strategjike të MPJ-së.

Lexo më shumë>


Ministrat e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga pavarësia deri më sot

D-r Denko Maleski 20.03.1991 - 09.02.1993

Mr. Stevo Crvenkovski 09.02.1993 – 23.02.1996

D-r Ljubomir Frçkovski  23.02.1996 – 29.05.1997

D-r Blagoja Hanxhiski  29.05.1997 – 30.11.1998

Mr. Aleksandar Dimitrov 30.11.1998 – 30.11.2000

D-r Srgjan Kerim 30.11.2000 – 13.05 2001

D-r Ilinka Mitreva 13.05.2001 – 30.11.2001

Mr. Slobodan Çashule  30.11.2001 – 01.11.2002

D-r Ilinka Mitreva 01.11.2002 – 26.08.2006

Mr. Antionio Milososki M.A. 26.08.2006 – 28.07.2011

Mr. Nikola Poposki M.A. 28.07.2011 - 01.06.2017

Mr. Nikola Dimitrov M.A. 01.06.2017 - 

Rifreskimi i fundit: 21 Dhjetor 2020