Ministër i Punëve të Jashtme - Bujar Osmani


Ministër i Punëve të Jashtme - Bujar Osmani


Besoj fuqishëm se zhvillimi dhe siguria jonë janë të mundshme vetëm përmes përpjekjeve për ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore dhe demokratike, si pjesë e familjes Euro-Atlantike. Një e ardhme e parashikueshme për të gjithë, është e mundshme përmes një politike të jashtme konstruktive dhe konsistente. Qasja e këtillë është e domosdoshme, për të vazhduar edhe më tej me shkrimin e historisë tonë bashkëkohore - evropiane, para së gjithash për brezat e rinj.

Interesat tona strategjike janë pjesë e pandashme e thelbit të politikës tonë të jashtme, siç janë: anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, si një kontribut i përgjithshëm për siguri, stabilitet dhe prosperitet të gjithë kontinentit;  thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-të dhe aleatët tjerë të NATO-s; rrumbullakimi i procesit të integrimit rajonal, përmes kultivimit dhe promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, përforcimi i multilateralizmit, si dhe mbështetja e iniciativave rajonale.

 

Angazhimi profesional:

- 2020 - Ministër i Punëve të Jashtme

- 2018 - 2020 - Shefi i Delegacionit Shtetëror dhe Negociator Kryesor me Bashkimin Evropian

- 2017 - 2020 - Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane

- 2017 - 2020 - Koordinator Nacional për shpërndarje të ndihmës së huaj dhe fondeve IPA

- 2008 - 2011 - Ministër i Shëndetësisë