Vizito Republikën e Maqedonisë së Veriut


Maqedonia e Veriut kryesisht është vend malor, me lumenj malor spektakolar, ujëvara të fshehura thellë në pyje dhe liqene të pastër dhe të ftohtë malor.  Jeta, në të gjitha format e saj, lulëzon në këtë vend, nga llojet e rralla deri te peizazhet e gjelbërta të jashtëzakonshme.

Ohri është vendi i duhur për ta nisur vizitën tuaj. Asnjë vend tjetër në vend nuk mund t’ju ofrojë aq shumë dhe aq gjëra të llojllojshme. Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra në Europë. Gjendet në lartësi prej 693 metra, në zonë piktoreske prej rreth 350 kilometra katrorë dhe është i njohur për ujin e tij të pastër kristal i cili ka dukshmëri nënujore deri në 22 metra.

Liqeni i Ohrit e meriton epitetin “Deti i ujërave të ëmbla maqedonas”, jo vetëm për shkak të ngjyrës së kaltër të këndshme, e cila është më depërtuese se kaltërsia e qiellit, por edhe për shkak të sipërfaqes së tij dhe sepse çdo verë tërheq qindra turistë. Kushtet e tij të vetme natyrore e mundësuan mbijetesën e organizmave shtazorë edhe nga periudha terciare, me çka Liqeni i Ohrit shpesh quhet muze i fosileve të gjalla. Në vitin 1979 dhe 1980, bukuritë përreth dhe qyteti i Ohrit së bashku me liqenin ishin shpallur nga UNESKO për trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore,  i vetmi në Maqedoninë e Veriut. Ky është një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Europë që ka mbajtur larmi të pabesueshme të florës dhe faunës unike. I vendosur në një lokacion të shkëlqyeshëm turistik dhe tërheq qindra turistë nga e tërë bota. Në bregun verior, qyteti antik Ohër ngritet mbi liqe, i vendosur në një kodër të dyfishtë, pika më e lartë e së cilës gjendet Kështjella e Samoilit. Perlat e famshme të Ohrit janë të përpunuara nga luspat e cironit endemik të Ohrit që i bën unike. Perlat e Ohrit janë padyshim suveniri më i miri nga Ohri.

Turneun mund ta vazhdoni duke e vizituar malinPelisteri cili karakterizohet me pyje të bukura të ujitura mirë dhe formacione unike gjeologjike. Këtu gjendet Parku më i vjetër kombëtar në Maqedoninë e Veriut. Mali Baba ngritët mbi qytetin Manastir dhe është mali i tretë më i lartë në Maqedoninë e Veriut. Ka më shumë se 20 maja me mbi 2.000 metra lartësi mbidetare të ndara në lugina të thella dhe maja më e lartë është Pelisteri (2.601 m). Mali Pelister është më mirë i njohur sipas pishës autoktone me pesë fletë – Molika. Bukuria e peizazhit është e pasur me botën e llojllojshme të kafshëve, trofta endemike e Pelisterit dhe trofta e përroit Pellagonik, dy lloje që në veçanti dallohen nga tjerat. Mali Baba është i bukur në secilën stinë të vitit, por periudha prej majit deri në shtator konsiderohet si më i mirë për ngjitje malore, ecje dhe ciklizëm. Në majë të malit fshihet kryevepra jonë e tretë e natyrës, dy liqene akullnajore “I madhi” dhe “Liqeni i Vogël” të nohura si Sytë e Pelsiterit. “Liqeni i Madh” gjendet në lartësi mbidetare prej 2.221 m, ndërsa “Liqeni i Vogël” në lartësi prej 2.180 m.

Mavrova është edhe një vend i shkëlqyeshëm për vizitë. Zona ka lumenj të shumtë dhe burime të ujit të pastër. Parku kombëtar Mavrovë është zona më e madhe e mbrojtur në vend. Këtu janë edhe 17-të liqene akullnajore që e plotësojnë peizazhin e shquar. Klima e Alpeve kombinohet me livadhe të gjelbërta, pyje të dendura dhe maja shkëmbore. Bora që shkrihet e ushqen ujëvarën më të lartë në Maqedoninë e Veriut me rënie të plotë vertikale prej 136 metra. Është e obligueshme çdo vizitorë që është adhurues i atraksioneve të kalojë një ditë duke ecur, me bicikletë ose duke shëtitur në këtë zonë.

Kukllica është një vend i shkëlqyeshëm për të vizituar. Bëhet fjalë për formacion gjeologjik nga shkëmbinj dhe gurë të vendosur rreth 8 kilometra në veri-perëndim nga Kratova. Sipas disave, shkëmbinjtë janë formuar para 10 milionë viteve nga fenomeni natyror i shtyllave erozive, kurse për shkak të pamjes interesante të këtyre shtyllave që duken si figura të njerëzve – kjo paraqet dukuri të rrallë natyrore dhe kryevepër e vërtetë e natyrës që vlen të shikohet.

Promovimi i turizmit

Qëllimi i promovimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si atraksion i mrekullueshëm i biznesit dhe turizmit është tërheqja e numrit të madh të turistëve nga e tërë bota, në vendin tonë dhe sigurimi i internacionalizimit të brendit maqedonas. Që të arrihet kjo, është e domosdoshme promovimi i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si brend i planit rajonal dhe global. Ky është një parakusht me qëllim aktivitetet e promovimit të vendit tonë në plan të investimit dhe turizmit, t’i japin rezultatet e dëshiruara.

Analizat e viteve të mëparshme tregojnë rritje prej 12% të turistëve të huaj dhe numri i qëndrimeve me fjetje për 15% krahasuar me dy vitet e kaluara. Rritja e numrit të turistëve dhe qëndrimi me fjetje shprehet edhe në rritje të hyrjes valutore të pikës turizëm nga 16.7% për 2018. Numrat tregojnë realizim të vazhdueshëm të qëllimeve strategjike dhe prioriteteve të Qeverisë, me qëllim ngritjen e vendit në piedestal në tregun konkurrues botëror të turizmit, dhe vendosja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në qendrën e hartës turistike.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020