Anëtarësimi në BE


Aderimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian

Anëtarësimi i plotë në Bashkimi Evropian edhe më tej paraqet qëllim strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kështu, prioritet kryesor është fillimi i negociatave për qasje në Bashkimi Evropian, sa më shpejt që është e mundur, ndërsa mbi bazën e shkallës së arritur të integrimit ekonomik, përshtatjes së legjislacionit dhe institucioneve, ndërtimi i marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe kontributi në bashkëpunimin rajonal.

Përmes qëllimit të qartë të vendosur dhe aspiratë e qartë për integrim të plotë në Bashkimi Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut e manifeston përcaktimin e vet të ndërtojë shoqëri të bazuar në vlera identike si ato të Unionit – respektimin e të drejtave të njeriut, demokraci, udhëheqje të drejtës dhe ekonomi funksionale të tregut.

Në dhjetor të vitit 1995, e atëhershmja Republika e Maqedonisë vendosi marrëdhënie diplomatike me Bashkimi Evropian, si shprehje e dëshirës të vendos bashkëpunim më të afërt politik dhe tregtar, por edhe si hap i parë drejt anëtarësimit të plotë për të cilin nga vetë fillimi i pavarësisë së vendit ishte arritur një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror. Në prill të vitit 1997 u nënshkrua një Marrëveshje për bashkëpunim me të atëhershmen Komuniteti Evropian, ndërsa në prill të vitit 2001 Marrëveshja për stabilizim dhe asociacion, e para e llojit të tillë. Marrëveshja, e cila i vendosi themelet për bashkëpunim të thelluar dhe strukturor në fusha të shumta, hyri në fuqi në vitin 2004. Një vit më vonë vendi mori statusin vend-kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian, që hapi perspektiva të reja dhe horizonte në bashkëpunim, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në programet dhe politikat e përbashkëta të Unionit.

Rekomandimi i parë për nisjen e negociatave për qasje në Bashkimi Evropian ishte dhënë në Raportin për progresin e vendit të publikuar në vitin 2009. Që atëherë, Komisioni Europian në vazhdimësi rekomandon fillimin e negociatave të pranimit, por këto rekomandime nuk gjetën realizim në llojin e vendimit të Këshillit të UE-së për fillimin e negociatave.

Më 26 qershor të vitin 2018, Këshilli i Bashkimi Evropian, rrjedhimisht në progresin e vendit dhe rekomandimet e Komisionit Europian mori përfundime me të cilat hapet rruga për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave të pranimit në qershor të vitit 2019. Njëkohësisht ishte miratuar zbatimi i fazës së parë nga procesi i skriningut për qasje në Bashkimi Evropian, të a.q., skrining shpjegues (explanatory screening), përmes mbajtjes së takimeve në Bruksel për Kapitujt e veçantë nga legjislacioni europian.

Raporti pozitiv i Komisionit Europian për vitin 2019 në tërësi i njeh arritjet e vendit në vitin e kaluar. Duke dhënë rekomandim të qartë për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut, Komisioni Europian konstaton se vendi arriti progres themelor si në plan vendor, ashtu edhe në plan të jashtëm, në veçanti në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjtë.

Në takimin e Këshillit të UE-së të 18 qershorit 2019, përveç vënies në dukje të rekomandimit dhe mirënjohjes për Marrëveshjen e arritur të Prespës, si dhe marrëveshja me Bullgarinë, u konkludua se Këshilli do të kthehet në çështjen për zgjerimin me qëllim arritjen e një vendimi të qartë dhe themelor sa më shpejtë që është e mundur, ndërsa më së voni deri në tetor të vitit 2019.

Përveç dinamikës së qartë të vërtetuar në këto vendime, Unioni Europian në takimet në tetor 2019 nuk mundi të arrijë një konsensus për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e Veriut për momentin e zbaton fazën e parë nga procesi i skriningut për qasje në Unionin Evropian, të a.q., skrining shpjegues (explanatory screening), përmes mbajtjes së takimeve në Bruksel për Kapitujt e veçantë nga legjislacioni europian.

Në vitin 2018 Qeveria e miratoi Konceptin për strukturë negociuese, ndërsa në korrik të vitit 2019 e plotësoi kornizën e përgjithshme ligjore për formimin e të gjitha trupave të strukturave negociuese, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Unionin Europian.

Korniza institucionale dhe legjislative për qasjen e vendit në Bashkimi Evropian është reflektuar në disa dokumente: Programi kombëtar për miratimin e ligjit të Unionit (ndryshime legjislative dhe masat për përforcim institucional në afat të shkurtër dhe të mesëm), Programi kombëtar për reforma ekonomike (masa për plotësimin e Kritereve ekonomike të Kopenhagës) dhe Plani kombëtar për zhvillim (prioriteti i investimeve për realizimin e qëllimeve zhvillimore të shtetit) – dokumente, që rregullisht, në bazë vjetore, përshtaten në pajtim me rekomandimet nga Komisioni Europian.


Politika e përbashkët e jashtme e sigurisë së Bashkimit Evropian

Ministria e Punëve të Jashtme është institucion kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut për koordinim dhe zbatim të Kapitullit 31 negociues së Bashkimi Evropian që e përfshin Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Pjesëmarrje në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimi Evropian bazohet në përcaktimin politik të ndahen qëllimet dhe prioritetet e kësaj politike të rëndësishme të përbashkët dhe para anëtarësisë së Unionit. Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë së Veriut jep kontribut të vet në përpjekjet e Unionit Evropian për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë.

Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian mbajnë konsultime të rregullta politike dhe të ekspertëve për çështje në domenin e Politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë që kanë për qëllim vërtetimin e pozicioneve të përbashkëta në lidhje me zhvillimin aktual të skenës ndërkombëtare, por edhe në drejtim të ngritjes së kapacitetit institucional të tokës për pjesëmarrjen e ardhshme të plotë në këtë politikë të përbashkët të Bashkimi Evropian.

Aspekt i rëndësishëm në bashkëpunim të këtij plani është bashkëngjitja drejt deklarimeve të përbashkëta, deklarata dhe akte të tjera juridike të Bashkimi Evropian. Në këto korniza, është realizuar një shkallë e lartë e bashkëngjitjes kah pozicionet e Unionit, që është lëndë e vlerësimit dhe në raportet vjetore të Komisionit Europian për gatishmërinë e vendit për anëtarësim. 

Gjithashtu, Maqedonia e Veriut në masë të madhe bashkëngjitet dhe i zbaton vendimet e Këshillit të Unionit Europian me të cilat futen masat (sanksionet) restriktive kundër shteteve, etniteteve, organizatave apo individëve që e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në botë.

Mbështetjet për vendimet e Këshillit për futjen e masave restriktive zbatohen në bazë të Ligjit për masa restriktive (të miratuar në vitin 2017).

Ligji për masa restriktive e rregullon futjen, ndryshimin dhe përfundimin e vlefshmërisë së masave restriktive. Në pajtim me Ligjin është formuar një Trup koordinues për përcjelljen e zbatimit të masave restriktive drejt të cilave është bashkangjitur Republika e Maqedonisë së Veriut, për periudhën katër vjeçare, ndërsa në kompetencën e së cilës është në mbikëqyrje mbi zbatimin e masave restriktive. Punët profesionale-administrative për trupin koordinues i kryen Ministria e Punëve të Jashtme.


Sa i përket Politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, e cila është komponentë e rëndësishme në politikën e jashtme të Bashkimi Evropian, Maqedonia e Veriut insiston të jep kontribut të vet në realizimin e qëllimeve të përbashkëta përmes pjesëmarrjes me personel dhe ekspertizë në misionin ushtarak të Bashkimi Evropian – EUFOR ALTEA (Bosnjë dhe Hercegovinë). Në kontekst të rritjes së pjesëmarrjes së vet në misionet ndërkombëtare të udhëhequra nga UE, në bashkëpunim me Republikën e Francës, ndërsa në përputhje me mundësitë e veta dhe kapacitetet, Republika e Maqedonisë së Veriut kontribuon edhe me personelin e stafit në Misionin e UE-së EUTM RCA, në Republikën e Afrikës Qendrore.

Me progresin në integrim në Bashkimi Evropian, pjesëmarrje në këto dy politika të përbashkëta të UE-së fiton në intensitet dhe cilësi, ndërsa për rëndësinë që u bashkëngjitet flet fakti që diskutimet e këtyre temave kanë vend të lartë në dialogun e rregullt politik.

Korniza juridike dhe institucionale për pjesëmarrje në Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, e cila mes tjerash zhvillohet edhe përmes Programit kombëtar për qasje drejt UE-së, si dhe aktivitetet tona në këtë sferë, janë lëndë e vlerësimit të rregullt të Komisionit Europian për plotësimin e kritereve për pjesëmarrje.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020