Anëtarësimi në NATO


Më 27 mars 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë shteti i tridhjetë anëtar i Aleancës. Kështu, realizohet një nga tre përparësitë strategjike të politikës së jashtme të vendit, rreth të cilit u ndërtua konsensusi më i gjerë politik, i ndjekur nga mbështetja e fortë e qytetarëve të vendit.

Përcaktimi për integrimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutën, në të cilën definohen prioritetet e jashtme politike të vendit, ndërsa ato janë anëtarësimi në NATO dhe në UE. 

Më 15 nëntor 1995, e atëhershmja Republika e Maqedonisë e nënshkroi Dokumentin Kornizë për qasje drejt programit Partneritet për paqe (PP). Në atë kohë, u pranuam edhe në Këshillin Verior-Atlantik për bashkëpunim, më vonë Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik.

Më 14 qershor 1996 hapëm Zyra për lidhje, ndërsa nga fundi i vitit 1997 e hapëm edhe Misionin e Përhershëm me seli në NATO në Bruksel. Në prill të vitit 1999 në Samitit e NATO-së në Uashington, fituam statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Aleancë dhe filluam me përgatitje dhe realizimin e Planit të veprimit për anëtarësim (PVA).

Në Deklaratën Përfundimtare të Samitit të NATO-së në Bukuresht në vitin 2008, Aleanca miratoi vendim konsensual, se vendi duhet të fitojë ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së kontestit me emrin me Greqinë. Në kuadër të deklaratave të Samiteve të radhës në NATO (Lisbonë 2010, Çikago 2012, Uells 2014 dhe Varshavë 2016),  u përsërit formulimi nga Bukureshti se Aleanca do të jep ftesë deri te ne për anëtarësim në NATO menjëherë pasi që të arrihet zgjidhja reciproke e pranueshme për emrin në kuadër të OKB-së.

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, 11-12 korrik 2018 – Këshilli Verior-Atlantik (NAC), mbajti takim në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, ku u miratua vendimi më i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut – vendet anëtare në NATO vendosën ta ftojnë vendin tonë të fillojë me bisedimet për anëtarësim në Aleancë (Paragrafi 63 nga Deklarata Përfundimtare).

Më 1 gusht, 2018, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dërgoi një letër deri te MPJ Dimitrov së bashku me Planin për zbatimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Më 18 dhe 19 tetor 2018, në takimin e mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses i përfundoi bisedimet për anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Më 21 janar 2019, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dërgoi Letër deri te Sekretariati i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin shprehet gatishmëria dhe aftësia e vendit t’i pranojë dhe respektojë obligimet dhe detyrimet për anëtarësim të vendit në NATO, të përmbajtura në Marrëveshjen e Uashingtonit dhe Studimi për zgjerimin e NATO-s nga viti 1995, si dhe dëshira për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO.

Më 6 shkurt 2019, në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 vendeve – anëtare të NATO-s, në prani të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov e nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Procesi i realizimit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO për vendet anëtare të Aleancës është në proces e sipër, me çka pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe formalisht të bëhet shtet anëtare e NATO-s.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner afatgjatë i Aleancës, vazhdimisht kontribuon në misionet e sigurimit në NATO, EU dhe OKB, në rajon dhe në botë, në mbështetje të paqes dhe sigurisë. Kontributi në operacionet ndërkombëtare është në shpirtin e përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kontribut drejt paqes globale dhe sigurisë dhe paraqet edhe një konfirmim për gatishmërinë për ndarjen e sfidave si shtet anëtare me të drejta të plota i NATO-s.

Në kuadër të rolit aktiv në bashkëpunimin rajonal të sigurisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, si themelues i ShBA-së – Karta e Adriatikut në vazhdimësi merr pjesë në bashkëpunimin rajonal të sigurimit, si kontribut i yni për zhvillimin e mëtejshëm të një rajoni të sigurt të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të prosperuar.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020