Diplomacia Ekonomike


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me orientimin e vet për sigurim të progresit ekonomik të vendit, si prioritet të vet ka vendosur zhvillimin e mëtejmë dhe rolin e përforcuar të diplomacisë ekonomike si një nga aktivitetet primare në Programin për punë për vitin 2019. Në arritjen e këtij qëllimi, Ministria e Punëve të Jashtme, së bashku me Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore, përmes diplomacisë ekonomike, është bartës i rëndësishëm i obligimit për zbatimin e këtij prioriteti, si dhe për vendosjen e mekanizmave për koordinimin e tërë potencialit institucional në funksion të valorizimit dhe promovimit të interesave tona ekonomike jashtë vendit.

Në këtë kontekst, Ministria e Punëve të Jashtme në punën e përditshme është fokusuar në realizimin e iniciativave konkrete, duke përfshirë përforcimin e mëtejmë të imazhit të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe promovimin e interesave ekonomike me qëllim avancimin e bashkëpunimit ekonomik me shtetet e tjera dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që është në një linjë dhe funksion të prioriteteve të Qeverisë të drejtuara në dinamizimin e progresit ekonomik:

  • aktivitetet që kontribuojnë në përforcimin e pozicionit të vendit si biznes-partner i besueshëm dhe destinacion
  • prezantimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion tërheqës për investimet e huaja përmes promovimit të përparësive të udhëheqjes së biznesit
  • aktivitete për nxitje të eksportit të produkteve maqedonase
  • aktivitete për promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si destinacion atraktiv turistik, me qëllim rritjen e numrit të turistëve që e vizitojnë vendin
  • aktivitete në pjesën e lidhjes infrastrukturore dhe energjetike të vendit në nivel rajonal dhe global

Afirmimi i interesave ekonomike të vendit tonë jashtë vendit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Drejtorisë për diplomaci ekonomike dhe publike, e realizon në bashkëpunim me Ministritë dhe Agjencitë e resorëve, me përfaqësitë maqedonase diplomatike – Ambasada dhe Konsullata të Përgjithshme, dhe me Konsujt e Nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon me praktikën e informimit të rregullt dhe bashkëpunimit me PDK maqedonase dhe të huaja për realizimin e projekteve të rëndësishme, iniciativa dhe informacione relevante nga fusha e ekonomisë.

Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria për diplomaci ekonomike dhe publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministritë e tjera të resorëve, me përfaqësues të vet në mënyrë aktive morën pjesë në punën e Komisioneve të përbashkëta për bashkëpunim ekonomik, me qëllim përforcimin e marrëdhënieve tona bilaterale ekonomike me vende të tjera.

Në drejtim të përpjekjeve për tërheqje të investimeve të huaja dhe kushtet që ofrohen në vend për udhëheqje të biznesit, ka rezultate pozitive. Në vend punojnë një numër i madh i firmave të huaja të njohura, siç janë: Johnson Controls, Johnson Mattey, Kromberg & Schubert, Kemet corporation, Van Hool, Draxlmaier.

Biznes klima që krijohet në vend ka shumë përparësi për firmat e huaja që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre jashtë vendit të tyre, përkatësisht dëshirojnë të investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Përparësitë krahasuese që i ofron shteti (e kualifikuar dhe forcë e lirë e punës, Qeveria që është në mbështetje të investitorëve të huaj, shpenzime të ulëta, sistem një-sportel, përfitime tatimore dhe subvencione, infrastrukturë të mirë dhe ngjashëm) ofrojnë një qark që është i volitshëm për themelim dhe udhëheqje të biznesit.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020