Iniciativat Rajonale


Nisma Qendrore-Evropiane - CEI

CEI është themeluar në Budapest më 11 nëntor të vitit 1989. Si një nga iniciativat më të vjetra rajonale, ajo paraqet një forum të vjetër për mbështetje dhe progres të integrimeve evropiane dhe zhvillimi i qëndrueshëm përmes bashkëpunimit të vendeve anëtare të saj dhe Unioni Europian, organizatat ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe institucionet e tjera dhe organizatat joqeveritare.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare në CEI nga korriku i vitit 1993. Në vitin 2002 dhe 2015 ishte lider në CEI dhe organizonte Samite të shefave të qeverive (13-15 nëntor 2002, Shkup) dhe takime të ministrave të punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të kulturës dhe të informacioneve dhe mediave, si dhe takime të rregullta të drejtorëve politik dhe koordinatorëve kombëtar. U mbajt Forumi Ekonomik dhe Forumi Rinor. Në kuadër të kryesisë maqedonase me Iniciativën qendrore evropiane në vitin 2015 theksi ishte vendosur mbi afirmimin e përparësive që i ka Rajoni (kapacitetet bujqësore, trashëgimia kulturore, turizmi, etj.) dhe në veçanti mbi zhvillimin e infrastrukturës së domosdoshme (para se gjithash energjetike dhe e transportit) si kryesore për zhvillim të qëndrueshëm të Rajonit, që kontribuon për stabilitetin ekonomik dhe të sigurimit të Europës; Pjesë e rëndësishme ishte përkushtuar edhe në përforcimin e relacioneve të biznesit në vendet e CEI përmes realizimit të Forumit të Biznesit 2015 me çka përfundoi kryesimi ynë.

Qëllimi themelor i QEI është të intensifikojë bashkëpunim reciprok të vendeve të saj – CEI ka disa fonde: Fondi i bashkëpunimit për financimin e projekteve, Fondi solidar, Fondi për transfer të njohjes dhe Fondi i CEI në EBRD. Nga fondet e CEI mbështeten projekte të parashtruara nga organizata publike dhe joqeveritare nga anëtarët në fushat vijuese: shkencë dhe teknologji, bashkëpunim kulturor dhe media, pakica, arsim, mjedis jetësor dhe turizëm. Organizata punon në mënyrë fleksibile me qëllim promovimin e bashkëpunimit ndërqeveritar, ndërparlamentar dhe të biznesit. Sekretariati ekzekutiv ka seli në Trieste.


Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-PBEJL

Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore filloi në vitin 1996 në Sofi me qëllim transformimin e Evropës Juglindore në rajon të stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit. Këto qëllime janë në pajtim me rrjedhat për integrim evropian, përmes promovimit të dialogut të përbashkët dhe bashkëpunimi i të gjitha niveleve dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. PBEJL ka qëllim konkret të mundësojë afrim më të shpejtë drejt EU-së dhe NATO-s, përmes përforcimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe sigurimi i paqes në rajon. Pjesëmarrës me të drejta të plota në Proces janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Moldavia, Rumania, Serbia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kosova*. Republika e Maqedonisë së Veriut trajtohet si themeluese, ndërsa në periudhën qershor 2000-2001 dhe periudhën qershor 2012-2013 ishte kryesuese me PBEJL.

Samiti në Shkup në vitin 2001 kishte dimension të fortë ekonomik përmes mbajtjes së Forumit Ekonomik dhe miratimit të Planit për veprim për bashkëpunim rajonal ekonomik. Plani paraqet dokument të orientuar të veprimit dhe është gurë themeli i bashkëpunimit të mëtutjeshëm rajonal ekonomik. Prioritete në kryesimin tonë me PBEJL gjatë periudhës qershor 2012-2013 ishin: promovimi i parimit të fqinjësisë së mirë; bashkëpunimi parlamentar ndërmjet vendeve nga PBEJL; zhvillim më i fortë ekonomik dhe rritja e tregtisë dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vendet e EJL; mbrojtje dhe parandalim nga fatkeqësitë natyrore dhe njerëzore; përforcim i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe rajonal; promovimi i dallimeve kulturore dhe religjioze në EJL dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes për shkak të arritjes së shkallës së zhvillimit të kapaciteteve të mbrojtjes në pajtim me standardet e NATO-s. Përveç Samitit të rregultt, u mbajt edhe një Samit i Jashtëzakonshëm më 25 tetor 2000, për shkak të ngjarjeve aktuale në rajon dhe ndryshimet e brendshme në Serbi dhe Malin e Zi.


Këshilli për bashkëpunim rajonal KRB

Këshilli për bashkëpunim rajonal është zyrtarisht i iniciuar në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të PBEJL, në Sofja më 27 shkurt 2008, si vazhdim i punës së Paktit për stabilitet në EJL. Në KRB marrin pjesë 46 shtete dhe pjesëmarrësit në PBEJL, shtetet-donatorë, disa institucione financiare, si dhe Këshilli i Unionit Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli i Evropës. Sekretare e përgjithshme e KRB është Majlinda Bregu (Shqipëri) me mandat 3 vjeçar, ndërsa homologu i saj do të jetë kandidati malazez Igor Lukshiq. Përcaktimi kryesor i KRB-së është të ndihmojë PBEJL, t’i ndjekë aktivitetet rajonale, koordinon me format e tjera të bashkëpunimit rajonal, të mobilizon kapacitete të donatorëve dhe të kontribuojë në shfrytëzimin e Instrumenteve Europiane për Mbështetje dhe Zhvillim (Programet IPA) dhe zhvillim të shoqërisë civile në rajonin e EJL. Fokusi i KRB është në fushat prioritare të ekonomisë dhe zhvillimit social, energjia dhe infrastruktura, drejtësia dhe punët e brendshme, bashkëpunimi i sigurisë, zhvillimi i kapitalit njerëzor, bashkëpunimi parlamentar, por edhe çështjet aktuale si migrimet, terorizmi, lidhshmëria, transporti, kultura dhe ngjashëm.


Iniciativa rajonale për migrim, azil dhe refugjatë - MARRI

Është formuar në vitin 2004, ndërsa në vitin 2004, MARRI funksionon përmes dy mekanizmave: MARRI Forumi rajonal – sigurimi i kornizës politike për mbështetje të iniciativës dhe MARRI Qendra rajonale në Shkup – bashkëpunimi praktik dhe aktivitete të MARRI me mbështetje për zbatimin e vendimeve të sjellura nga ana e Forumit Rajonal. Qëllimi i MARRI është promovimi i bashkëpunimit rajonal në drejtim të qasjes gjithëpërfshirëse, të integruar dhe koherent drejt çështjeve të migrimit, azilit, menaxhimit të kufijve, politikës së vizave dhe bashkëpunimit konsullor, kthimi i refugjatëve dhe barazimi me qëllim të plotësohen standardet ndërkombëtare dhe europiane.


Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore, SELEC

Qëllimi i SELEC, është përmes organeve kompetente të sigurojë mbështetje të shteteve-anëtare në drejtim të përforcimit të koordinimit me qëllim parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit ndërkufitar, me seli në Bukuresht. Detyrat e SELEC janë: koordinimi i operacioneve rajonale dhe mbështetja e gjurmëve dhe aktiviteteve për parandalim të krimit të vendeve-anëtare në rastet ndërkufitare; shkëmbimi i informacioneve dhe informacioneve kriminale të vendeve-anëtare në rastet ndërkufitare; shkëmbimi i informacioneve dhe informacioneve kriminale të zbulimit dhe ndihmë operative në mënyrë të shpejtë dhe në kohë; grumbullimi, analizimi, përpunimi dhe përhapja e informacioneve dhe informacioneve të zbulimit të krimit, analizimi strategjik dhe vlerësimi i kërcënimeve; themelimi, udhëheqja dhe mirëmbajtja e sistemit informativ të kompjuterizuar. Aktivitetet operative të SELEC zbatohen në kuadër të tetë grupeve punuese.


Rrjeti për Shëndetësi në Evropën Juglindore (SEEHN)

Selia e Sekretariatit të rrjetit të shëndetësisë për vendet e Evropës Juglindore është hapur më 07.03.2013 në Shkup. Qëllimi i rrjetit është përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet 10 vendeve-anëtare, në pikëpamje të zhvillimit të shëndetësisë publike, të organizimit ose implementimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi i të gjitha niveleve të shëndetësisë dhe shërbimi shëndetësor. Qëllimi themelor i rrjetit është bashkëpunimi, si pjesë përbërëse e zhvillimit të marrëdhënieve të mira të fqinjëve, stabilitetit dhe prosperitetit dhe përmirësimi i shëndetit në rajon, përmes zbatimit të projekteve kombëtare hulumtuese në fushën e shëndetësisë publike. Rrjeti i mbështet dymbëdhjetë pjesëmarrësit e partner-donatorëve (Belgjikë, Francë, Greqi, Hungari, Itali, Norvegji, Slloveni, Suedi, Zvicër, Holandë dhe Britani e Madhe) dhe pesë organizatat ndërkombëtare (Zyra rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Këshilli i Evropës, Këshilli i Evropës banka për zhvillim, Organizata Ndërkombëtare për migrim, Këshilli për bashkëpunim rajonal).


Fondi i Ballkanit Perëndimor/Western Balkan Fund

Fondi është themeluar më 13 nëntor të vitit 2015 në Pragë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve nga Ballkani Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Kosovë, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mali i Zi) dhe Grupi i Vishegradit, kur u nënshkrua Marrëveshja për themelimin e Fondit për Ballkan Perëndimor. Sekretariati i FZB-së është në Tiranë. Misioni kryesor i Fondit është të promovojë: zhvillimin e bashkëpunimit më të afërt midis shteteve nga Ballkani Perëndimor, përforcimi i lidhjeve midis shteteve të Ballkanit Perëndimor; integrimi i palëve kontraktuese, shtetet nga Ballkani Perëndimor në Unionin Europian dhe prezantimi i tyre i përbashkët në vendet e treta. Qëllimet e fondit zbatohen përmes mbështetjes financiare të aktiviteteve ku cilado fushë që kontribuon për bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndër rajonal dhe për përforcimin e kohezionit rajonal.


Iniciativa Adriatik-Jon (IAJ)

Iniciativa Adriatik-Jon (IAJ) është themeluar më 19 dhe 20 maj të vitit 2000. Qëllimi i iniciativës është përforcimi i bashkëpunimit rajonal të promovimit të politikës dhe stabilitetit ekonomik, me çka do të krijohet baza solide e procesit të integrimit evropian. Sekretariati i përhershëm i IAJ u inagurua në Ankonë më 19 qershor 2008 me qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe bërja e iniciativës së orientuar drejt bashkëpunimit konkret të projektit.

Më 24.05.2018 Republika e Maqedonisë së Veriut u pranua si anëtare në IAJ.

Rifreskimi i fundit: 23 Nëntor 2020