Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontrolli i eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë

Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme është organi kompetent për lëshimin e lejeve për eksportin e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, ndërmjetësim dhe transit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, si dhe për Certifikatat për Përdoruesin Final dhe mendimet nëse disa mallra i nënshtrohen kontrollit, gjegjësisht nëse për ato është e nevojshme leje për eksport. Këto leje përfaqësojnë masa të kontrollit të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare, interesave ekonomike dhe objektivave të politikës së jashtme për forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, në përputhje me Rezolutën 1540 (2004) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe rregulloret e BE-së për vendosjen e një sistemi për kontrollin e eksportit, transferimit, ndërmjetësimit dhe transitit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë. Këto rregullore janë transpozuar në legjislacionin vendor: Ligji për Kontrollin e Eksportit të Mallrave dhe Teknologjive me Përdorim të Dyfishtë dhe aktet nënligjore përkatëse, si dhe Lista e Mallrave dhe Teknologjive me Përdorim të Dyfishtë.

 

Lista përfshin kodet për mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, klauzolat përfshirëse për mallrat që nuk janë në listë, transitin dhe ITT (Transferim Jomaterial i Teknologjisë), si dhe rregulla gjithëpërfshirëse për aktivitetet e eksportit dhe ndërmjetësimit, financimin e përhapjes dhe ndihmën teknike.

 

Personat juridikë dhe fizikë që merren me eksportin, ndërmjetësimin dhe transitin e mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë janë të obliguar të dorëzojnë kërkesë për marrjen e lejes për eksport, ndërmjetësim dhe transit të këtyre mallrave dhe teknologjive.

 

Gjithashtu, aktet juridike përkatëse janë të bashkangjitura më poshtë sipas rendit, duke u mundësuar kompanive t’i shkarkojnë drejtpërdrejt gjatë plotësimit të aplikacionit.

Accessibility Menu