Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Llojet e vizave për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Llojet e vizave:

 

  • Vizë transiti për aeroport (viza A)
  • Vizë për qëndrim afatshkurtër dhe transit (viza C)
  • Vizë për rregullimin e qëndrimit të përkohshëm (viza D)

 

Vizë për qëndrim afatshkurtër dhe transit (viza C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Dokumentet e nevojshme për vizë për qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë, (viza C), përkatësisht viza transit deri 5 ditë:

 

  •  dokument udhëtimi i vlefshëm dhe i pranuar me afat vlefshmërie minimum 3 muaj më gjatë se qëndrimi i planifikuar për të huajin në RMV
  • dokumente për (individuale ose kolektive) sigurim udhëtimi (polisë sigurimi e lëshuar nga person juridik i siguruar në shtetin ku qëndron)
  • letër e verifikuar e garantimit nga noteri, përkatësisht nga person juridik/fizik maqedonas
  • dëshmi se posedon mjete të mjaftueshme për qëndrim në RMV (kartelë krediti/certifikatë nga banka)
  • fotografi (përmasat 3,5 x 4,5 cm) me ngjyrë të bardhë të prapavijës që e karakterizon mirëfytyrën e aplikuesit
  • dëshmi për tarifë të paguar për përpunimin e kërkesës për lëshimin e vizës
  • kërkesë për vizë e plotësuar mirë dhe e lexueshme

 

Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 135 për vizë për qëndrim afatshkurtër dhe transit – 60 euro, për fëmijë në moshën midis 6 dhe 12 vjeç - 35 euro

 

Vizë për rregullimin e qëndrimit të përkohshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

Për fitimin e vizës për rregullimin e qëndrimit të përkohshëm parashtrohen dokumentet e nevojshme që bashkëveprojnë në llojin e vizës, pas marrjes së Vendimit për qëndrim të përkohshëm nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

 

Qëndrimi i përkohshëm i aprovohet të huajit që ka për qëllim të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë për këto arsye:

 

  • Punë
  • Shkollim apo studim
  • Pjesëmarrje në programet e shkëmbimit ndërkombëtar të nxënësve apo studentëve
  • Specializim, zhvillim profesional apo trajnim praktik
  • Vullnetarizëm
  • Veprimtari shkencore dhe hulumtuese
  • Shërim
  • Sistemim apo përkujdesje në institutet për persona të moshuar
  • Bashkim familjar
  • Arsye humanitare

 

Qëndrim i përkohshëm i aprovohet edhe:

 

  • I huaji që është anëtar i familjes së ngushtë të shtetasit të Republikës së Maqedonisë,
  • I huaji që me origjinë është nga Republika e Maqedonisë,
  • Fëmija i të huajit i lindur në Republikën e Maqedonisë ose
  • I huaji rezidentë i shtetit anëtarë të Bashkimit Evropian ose të QEHD-së, i cili ka fituar të drejtën e pronësisë së banesës, ndërtesë banimi dhe shtëpi në territorin e Republikës së Maqedonisë me kushte të vërtetuara me ligj, në vlerë prej minimum 40.000 euro.
  • I huaji të cilit i është lejuar qëndrimi i përkohshëm për qëllim të caktuar, mund të qëndron në Republikën e Maqedonisë vetëm në pajtim me qëllimin për shkak së cilës i lejohet qëndrimi edhe për kohë të caktuar.

Accessibility Menu