Leje për transport kufome për shtetas të Maqedonisë që ka vdekur jashtë vendit lëshohet në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga zona e juridiksionit e së cilit bartet kufoma e të vdekurit.
Dokumentet e nevojshme për lëshimin e Lejes për transport kufome:
- Kërkesë për lëshimin e Lejes për transport kufome:
- Dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut (dokument udhëtimi apo letërnjoftim ose Certifikatë e shtetësisë së RMV-së);
- Certifikatë nga Libri amë i të vdekurve të lëshuar nga shteti ku është shkaktuar vdekja;
- Raport mjekësor i arsyes për shkaktimin e vdekjes (arsyeja e vdekjes të mos jetë sëmundje ngjitëse);
- Miratim (vërtetim) për transportin e kufomës nga shteti ku është shkaktuar vdekja;
- Të dhëna për mënyrën e transportit të kufomës (nëse bartja kryhet në rrugë tokësore, nevojitet Fletë përcjellje nga të gjitha vendet nëpër të cilat do të kalojë trupi i të ndjerit);
- Emri dhe mbiemri i personit që e shoqëron personin e ndjerë dhe kopje nga dokumenti i udhëtimit;
- Nëse personi i ndjerë nuk është shtetas i Maqedonisë, fletë përcjellja lëshohet pas marrjes së pëlqimit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Tarifat konsullore
Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 131 (kërkesë) kushton 8 euro, Nr. tar. 136 (shërbimi) kushton 12 euro, gjithsej 20 euro