Regjistrimi në Librat e amzës
Regjistrimi në Librat e amzës e të lindurve
Dokumentet e nevojshme për regjistrim në Librat e amzës e të lindurve për fëmijën e lindur jashtë vendit prindërit e të cilit janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut:
- Kërkesë për regjistrim në Librat e amzës e të lindurve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruar nga të dy prindërit. Nëse vetëm njëri prej prindërve është shtetas i Maqedonisë, nevojitet pëlqim me shkrim nga prindi tjetër;
- Certifikatë origjinale nga Libri amë i të lindurve për fëmijën, me Vulë Apostile, nëse shteti është nënshkrues i Konventës së Hagës për Legalizim;
- Përkthim i certifikatës të verifikuar në gjuhën maqedonase (nuk duhet nëse shteti është anëtarë i Konventës së Vjenës për lëshimin e certifikatave nga Libri amë në më shumë gjuhë prej v.1976).
Regjistrim në Librin e amzës e të martuarve
Dokumentet e nevojshme për regjistrim në Librin amzës e të martuarve përmartesë të bërë jashtë vendit:
- Kërkesë për regjistrim në Librin e amzës e të martuarve;
- Letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme për identifikim;
- Certifikatë nga Libri i amzës i të martuarve nga shteti tjetër;
- Certifikatë nga Libri i amzës i të lindurve (nëse certifikata nga Libri amë i të martuarve është i paplotë);
- Përkthim në gjuhën maqedonase të verifikuar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të RMV-së për certifikatëne lëshuar në formular të thjeshtë
Regjistrim në Librin e amzës e të vdekurve
Dokumentet e nevojshme për regjistrim në Librat e amzës e të vdekurve për shtetas të Maqedonisë që ka vdekur jashtë vendit;
- Kërkesë për lëshimin e certifikatës nga Libri amzës i të vdekurve;
- Letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme e aplikuesit;
- Certifikatë nga Libri i amzës i të vdekurve të lëshuar nga shteti ku ka ndodhur vdekja;
- Përkthim i legalizuar në gjuhën maqedonase të certifikatës së lëshuar në formular të thjeshtë;
- Fletë përcjellje nëse personi duhet të transportohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Furnizim i Certifikatave nga librat e amzës
Furnizim i Certifikatave nga librat e amzës (Libri i amzës i të lindurve, Libri i amzës i të martuarve dhe Libri i amzës i të vdekurve)
Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 131 (kërkesë) - 8 euro, Nr. tar. 136 (shërbimi) - 12, gjithsej 20 euro, Nr. tar. 132 (dërgimi prej/deri në RM) - 6 euro për Evropë, jashtë Evropës 9 euro