Më 8 prill të vitit 1993, Republika e atëhershme e Maqedonisë ishte pranuar si anëtare e Kombeve të Bashkuara, në bazë të rezolutës 817 të Këshillit për Siguri të KB nga 7 prilli 1993, me rekomandim në kohë të adresohet me referencë “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” deri në zgjidhjen përfundimtare të dallimit rreth emrit (shih Çështjen për emrin). Anëtarësimi në KB, në themel mbi parimet themelore dhe postulatet e Konventës së KB-së, në vazhdimësi i krijon aspektet e dimensionit multilateral të politikës sonë të jashtme. Në këtë kornizë, procesi i fillimit për etablim dhe pozicionim të skenës ndërkombëtare të vitit 1991 transformohet në njohjen e anëtarit principiel dhe përgjegjës së komunitetit ndërkombëtar.
Komunikimi i vendosur diplomatik dhe bashkëpunimi në vazhdimësi përforcohet me angazhim aktiv dhe kontribut në të gjitha agjencitë e specializuara, programet dhe fondet e sistemit të KB-së. Mbetemi besnik ndaj angazhimeve tona për respektim të të drejtave të njeriut, çarmatim dhe mospërhapje të armëve, lufta kundër terorizmit, ndryshime klimatike, zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, implementimi i qëllimeve të zhvillimit të mileniumit, reforma të sistemit të KB me qëllim ballafaqim efektiv dhe zgjidhje të sfidave aktuale globale dhe kërcënime për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë. Përpjekjet tona për promovim të profilit tonë si faktor aktiv dhe i përgjegjshëm ndërkombëtar gjen vërtetim me pjesëmarrjen tonë në misionin e paqes së KB-së në Liban – UNIFIL, si dhe me aktivitetet e rritura të zgjedhjes sonë në Këshillin për të drejtat e njeriut të KB-së për periudhën 2014-2016.
Deri më tani vërtetim më i madh për kontributin tonë në përforcimin e multilaterizmit, si instrument kryesor për promovim të vlerave fundamentale të paqes, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi ishte zgjidhje për kryetar e dr. Srgjan Kerim në seancën e 62-të të Kuvendit të përgjithshëm të KB në vitin 2007. Kryesia tij me Kuvendin e përgjithshëm, që përfundoi më 15 shtator 2008, kontribuoi për lëvizjen e një varg të temave kryesore në kuadër të KB, me theks të veçantë mbi ndryshimet klimatike dhe menaxhmenti ekologjik, reforma e menaxhmentit të Organizatës, implementimi i qëllimeve të zhvillimit të mileniumit, strategjia për luftë kundër terorizmit, rivitalizimi i Kuvendit të përgjithshëm dhe vendimi për nisjen e negociatave ndërqeveritare për tejkalimin e dallimeve të çështjes për reforma të Këshillit për Siguri.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka raport të vazhdueshëm pozitiv dhe aktiv drejt KB-së dhe në kuadër të mundësive tona marrim pjesë në punën e organizatës, si në Plenum, ashtu edhe në të gjitha komunitetet, komisionet dhe grupet formale dhe joformale ku bëjnë pjesë. Marrim pjesë rregullisht në debatin e përgjithshëm të Kuvendit të përgjithshëm të KB-së në nivel më të lartë, si dhe në punën e sesioneve të rregullta të KP, ku i përfaqësojmë interesat e shtetit për të gjitha çështjet e rendit të ditës, në veçanti ato me interes të veçantë, dhe gjithmonë qëndrojmë të realizojmë profil përkatës të pjesëmarrjes së përforcuar në aktivitetet e KB-së. Kemi aktivitet të veçantë në lidhje me afirmimin e qëndrimeve tona në lidhje me gjendjet në rajon dhe stabilizimin e tyre, për marrjen e masave rajonale në luftë kundër terorizmit, tregtisë ilegale me armë të vogël dhe të lehtë, për rikonstruimin ekonomik të rajonit, roli dhe bashkëpunimi me KB, EU, NATO dhe OSBE në rajon dhe implementimi i iniciativave rajonale. Përveç Nju Jorkut jemi të angazhuar aktivisht edhe në selitë e tjera të KB-së ose në agjencitë e saja të specializuara në veçanti në Gjenevë dhe Vjenë.
Kështu, baza e aktiviteteve të Maqedonisë së Veriut, si vend me orientim të theksuar evropian, kandidat për anëtarësim në EU, e orientuar në reforma, dhe e përcaktuar fortë për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në të ardhmen mbetet të jetë riafirmimi ynë si paqësore dhe anëtare aktive e angazhuar e KB-së në marrëdhëniet ndërkombëtare, vazhdimisht e përgatitur të jep kontribut në përforcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, bashkëpunimit ndërkombëtar në të gjitha fushat, si dhe për përforcimin e KB-së.