Zoran Dimitrovski
Zëvendësministër në Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zëvendësministër në Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Zoran Dimitrovski është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 23 korrik 2024.
Zoran Dimitrovski është gazetar profesionist, i cili ka punuar për 35 vjet në mediat kryesore të shtypit në Maqedoni. Gjatë karrierës së tij profesionale, ka qenë kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i tre gazetave ditore maqedonase – Nova Makedonija, Veçer dhe Dnevnik, si dhe i javores politike Fokus.
Nga viti 2001 deri më 2004 ka qenë korrespondent i “Nova Makedonija” nga Uashingtoni, SHBA.
Është autor i më shumë se 1500 teksteve gazetareske, eseve, kolumnave, analizave, intervistave dhe storieve hulumtuese të publikuara në mediat e shkruara dhe elektronike maqedonase.
Në vitin 1988 ka diplomuar në Studimet Ndërdisiplinore për Gazetari në Universitetin Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa në vitin 1995 ka përfunduar studimet master për Shkenca Politike në Universitetin Qendror Evropian në Budapest, Hungari.
Ligjëron Mendim kritik dhe Shkrim analitik në studimet pasuniversitare për Menaxhim të Mediave dhe Menaxhim të Komunikimeve Strategjike në Institutin për Studime Komunikimi në Shkup.
Nga viti 2010 deri më 2015 ka qenë i angazhuar si ligjërues në Shkollën e Lartë për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, ku ka dhënë lëndët Shkrim, Shkrim gazetaresk dhe Gazetari hulumtuese.
Është instruktor në disa trajnime profesionale për gazetari hulumtuese, raportim gjatë zgjedhjeve, gazetari të tregimit (storytelling), për fenomenin e lajmeve të rreme dhe trajnime të tjera profesionale të organizuara nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Instituti për Studime Komunikimi, fondacioni Konrad Adenauer Stiftung dhe të tjera.
Në vitin 2019 i bashkohet Lidhjes Demokratike, një parti politike e qendrës, dhe zgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë.
Nga viti 2020 deri më 2023 ka qenë zëvendësministër për Vetëqeverisje Lokale.