Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Sekretari i Shtetit

Jovica Palashevski

Jovica Palashevski

Sekretar shtetëror në Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Dr. Jovica Pallashevski

                                               

Dr. Jovica Pallashevski, nga 1 korriku 2026, e ushtron detyrën e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Diplomat karriere, me më shumë se dy dekada përvojë në shërbimin e jashtëm, ka ushtruar një sërë funksionesh të larta diplomatike dhe drejtuese në Ministri, dhe në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në vitin 2008 është emëruar Konsull i Parë i Përgjithshëm i Republikës së Maqedonisë në Çikago, ku themeloi dhe drejtoi Konsullatën e Përgjithshme të sapohapur, duke i vendosur themelet e përfaqësimit diplomatik dhe konsullor të shtetit në mesperëndimin amerikan.
Më pas e ushtroi detyrën Ministër-Këshilltar dhe Ushtrues Detyre Shef i Misionit në Otavë, Zëvendësshef i Misionit në Beograd, Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe Konsull i Përgjithshëm në Toronto.

 

Ka doktoruar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Gjatë karrierës së tij ka punuar në mënyrë aktive në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, diplomacisë ekonomike, të drejtës ndërkombëtare, mbrojtjes konsullore dhe promovimit të interesave kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Accessibility Menu