OSBE paraqet një organizatë më të madhe rajonale të sigurisë, funksioni themelor i ndarjes i së cilës bazohet në rekomandim, parandalim të konflikteve, menaxhim me kriza dhe rikuperim të post-konfliktit. Organizata mundëson siguri dhe bashkëpunim përmes tre dimensioneve kryesore ose fushave të punës: dimensioni politik-ushtarak, dimensioni human dhe dimensioni për çështje evropiane dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Një nga specificitetet të punës së saj është që 57-të vendet pjesëmarrëse marrin vendime me konsensus.
Më 12 tetor 1995 e atëhershmja Republika e Maqedonisë u bë pjesë e Organizatës.
Misioni i OSBE-së në Shkup është themeluar në vitin 1992 me qëllim kryesor parandalimin e përhapjes së konflikteve në rajon. Pas vitit 2002, në vazhdimësi zhvillohet procesi i zvogëlimit të personelit në pajtim me rezultatet e arritura. Aktivitetet e Misionit, që vërtetohen dhe realizohen në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe drejtohen drejt mbështetjes së reformave kombëtare, janë të fokusuar në implementimin e MKO, decentralizimin, anti-diskriminimin, reformat në polici, udhëheqje e të drejtës dhe fushat e lidhura me udhëheqjen e mirë.
Realizuam bashkëpunim të ngushtë me Komisionarin e Lartë për pakicë kombëtare të OSBE-së, me Përfaqësuesin për lirinë e mediave, si dhe me Zyrën për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (ODIHR). Misionet e ODIHR i mbikëqyrin të gjitha zgjedhjet në shtet duke filluar nga parlamentaret në vitin 1998.
Kemi rol aktiv në kuadër të OSBE-së, që reflektohet përmes kryesimit me Komitetin për çështje evropiane dhe për mbrojtje të mjedisit jetësor (në vitin 2007), me zgjidhje të diplomatit tonë për Shef të Zyres së OSBE-së në Ashgabat, Turkmenistan (viti 2009), si dhe me vendosjen e përfaqësuesve tanë për shef të misioneve mbikëqyrëse të OSBE/ODIHR për përcjelljen e zgjedhjeve në shtete të ndryshme anëtare të Organizatës. Në vitin 1996 dhe në 2012 kryesojmë me Forumin për bashkëpunim të sigurtë, ndërsa në shkurt 2018 në Vjenë kryesojmë me Takimin Vjetor të 28-të për vlerësim të implementimit të obligimeve nga dimensioni politik-luftarak të OSBE-së. Në vitin 2016 ishim nikoqir të sesionit vjeshtor të Kuvendit Parlamentar të OSBE-së. Numër i rëndësishëm i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut morën pjesë në misionet e terenit të OSBE-së, në veçanti në Ukrainë.
Me të gjitha këto aktivitete ne jemi në grupin e vendeve që rriten nga konsumatorët në ndihmë nga kjo organizatë në transmetues të përvojave pozitive dhe gjeneratorë të stabilitetit.