Vërtetim i shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë/qëndrojnë jashtë vendit më gjatë se gjashtë muaj mund të parashtrojnë kërkesë për Vërtetim të shtetësisë në përfaqësitë më të afërta diplomatike dhe konsullore.
Marrje e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Persona që kanë të drejtë për shtetësinë e Republikëssë Maqedonisë së Veriut mund të fillojnë procedurën për fitim në përfaqësinë më të afërt diplomatike dhe konsullore. Më shumë informata për Procedurën për fitimin e shtetësisë së RMV-së në këtë link:
Lënia e shtetësisë në PDK-në e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të heqin dorë nga shtetësia e Maqedonisë nëse i plotësojnë këto kushte:
- kanë mbushur 18 vjet;
- kanë shlyer të gjitha obligimet ligjore të pronave ndaj të gjitha organeve shtetërore dhe private, sipërmarrjeve, organizatave dhe personave të tjerë juridik dhe fizik;
- kanë rregulluar të gjitha obligimet ligjore të pronave dhe obligimeve të tjera ligjore nga marrëdhënia martesore ose marrëdhënia e prindërve dhe fëmijëve drejt personave që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- kanë dorëzuar dëshmi nga organi kompetent se nuk është ngritur procedurë falimentimi, përkatësisht procedurë për ndërprerje të shoqërisë tregtare themelues i së cilit ose partner janë, ose procedura kundër tregtarit-individit, nëse:
- nuk kanë procedurë për vepër penale për të cilin ndiqen për detyrë zyrtare;
- kanë kryer dënim me burg për të cilën janë akuzuar;
- kanë dëshmi për shtetësi të huaj apo se do të fitojnë shtetësi të huaj menjëherë pasi do ta marrinlëniene shtetësisë së Maqedonisë;
Më shumë informacione në këtë link.
Dokumentet e nevojshme për lënien e shtetësisë së Maqedonisë:
- Kërkesë e plotësuar për lënien e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Biografi e parashtruesit të kërkesës të nënshkruar personalisht;
- Certifikatë nga Libri amë i të martuarve, nëse është në një martesë;
- Garanci se do të pranohet në shtetësinë e huaj (Në pajtim me LTA – Nr. tar. 131 (kërkesë) 8 euro, Nr. tar. 145 (shërbimi) 130 euro, Nr. tar. 4 (për aktvendim) 100 euro, Nr. tar. 147 (verifikim, nënshkrim zyrtar dhe vulë) 120 euro, gjithsej 258 euro, plus sipas Nr. tar. 132 (dërgimi prej/deri në RMV) 6 euro për Evropë, ndërsa jashtë Evropës 9 euro);
- Pëlqim nga fëmija mbi moshën 15 vjeç, nëse kërkesa për lënie është për të;
- Pëlqim nga prindërit për fëmijën deri në moshën 18 vjeç.
- Në interes të sigurisë së Republikës së Maqedonisë, kërkesa e parashtruar për lënien e shtetësisë së Maqedonisë mund të refuzohet.