Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Departamenti i Auditit të Brendshëm

Departamenti i Auditit të Brendshëm si njësi e veçantë organizative në kuadër të ministrisë e cila për punën e vet përgjigjet para ministrisë, sjell plane vjetore të punës dhe në përputhje i kryen aktivitetet dhe detyrat në vijim:

  •  Ndjek legjislacionin në fushën e mbikëqyrjes së brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe standardet ndërkombëtare të revizionit;
  • Zbaton kontroll të harmonizimit të punës me ligjet dhe aktet nënligjore;
  • Zbaton mbikëqyrje të brendshme financiare në ministri dhe zyrat e përfaqësimit dhe përgatit raporte;
  • Kontrollon saktësinë dhe plotësimin e regjistrave të kontabilitetit dhe raportet financiare;
  • Analizon ekonominë, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemeve të menaxhimit financiar dhe të kontrollit;
  • Bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet në vend;
  • Përgatit raport vjetor të punës;
  • Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

Accessibility Menu