Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër e Evropës e cila bashkon 47 vende anëtare që ndajnë vlera të përbashkëta në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe udhëheqjen e të drejtës. Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut paraqet organ më të rëndësishëm të Këshillit të Evropës të themeluar në vitin 1959. Gjykata bën gjykime sipas aplikacioneve individuale apo të shtetit në rast të themelimit të lëndimit të ndonjë nga anëtarët e Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.

 

Më 9.11.1995 e atëhershmja Republika e Maqedonisë u bë anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës, si vend anëtare e 38-të e Organizatës.

 

Ne kryesojmë me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës nga maji deri në nëntor të vitit 2010. Prioritetet e kryesisë sonë fokusohen në tërësitë tematike në vijim: përforcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, progresi i integritetit me respektim të njëkohshëm të dallimeve dhe promovimi i pjesëmarrjes së të rinjve. Kryesimi me Komitetin e ministrave ishte mundësia jonë të legjitimohet si promotor i parimeve dhe vlerave mbi të cilat fillon Organizata si dhe të sigurohet vazhdimësia e aktiviteteve të plota të Këshillit të Evropës.

 

Marrim pjesë në mënyrë aktive në ndarjen e plotë të organizatës dhe rregullisht i plotësojmë obligimet që dalin nga anëtarësimi dhe atë: implementimi i gjykimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, plotësimi i obligimeve që dalin nga dialogu post-monitoring në Kuvendin e Parlamentit të Këshillit të Evropës, përcjellja e rekomandimeve të Komisarit për të drejtat e njeriut, përcjellja e rekomandimeve të Komisionit të Evropës për demokraci përmes të drejtës, e njohur si Komisioni Venecian, Karta Sociale Evropiane, Konventa kornizë për mbrojtje të pakicës kombëtare, Komiteti për parandalim nga tortura, trajtim jonjerëzor dhe poshtërues ose dënim, Komisioni Evropian kundër racizmit dhe jo tolerancës, Grupi i ekspertëve për ndarje kundër dhunës kundër grave dhe dhunës familjare (GREVIO), Grupi i vendeve për ndarje kundër tregtisë me njerëz (GRETA), Grupi i vendeve në luftë me korrupsionin e të tjera.

 

Nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës, përfaqësues të institucioneve qeveritare rregullisht dhe aktivisht marrin pjesë në punën e komiteteve drejtuese, komitetet ad hok dhe komitetet e ekspertëve të Këshillit të Evropës, takimet e të cilit janë në funksion të zbatimit të programit ndërqeveritar të aktiviteteve dhe harmonizimi i politikave evropiane në të gjitha sferat, përveç mbrojtjes. 

 

Në vitin 2013 u hap Zyra e programit të Këshillit të Evropës në Shkup, e cila ka për qëllim të jetë komplementare në programet dhe projektet e EU-së në procesin e integrimit evropian të vendit. Gjatë periudhës 2016-2019, realizohej iniciativa e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Unionit Evropian të a.q Programi horizontal për ndihmë të vendeve partnerë të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë në vlerën totale prej 25 milionë euro. Tani, zbatohet korniza e re e programit Programi horizontal II për periudhën maj 2019 deri në maj 2022.

Accessibility Menu