Timço Mucunski
Ministër në Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Ministër në Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Timço Mucunski është Profesor i Asociuar në Fakultetin Juridik "Justinian i Parë" pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi". Në këtë fakultet ligjëron në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në lëndët: E drejta romake, Retorika, Modelet e argumentimit dhe Etika korporative. Ai është bashkautor i dy teksteve universitare dhe më shumë se 30 punimeve shkencore dhe profesionale të publikuara në revista shkencore ndërkombëtare dhe vendore. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare dhe ka qenë aktiv në disa projekte kërkimore-shkencore ndërkombëtare dhe vendore.
Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2017, Mucunski ka ushtruar funksionin e zëvendësministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Nga viti 2020 deri në 2021 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetar i Komisionit për financim dhe buxhet, anëtar i Komisionit për politikë të jashtme dhe anëtar i Komisionit për çështje evropiane. Në tetor të vitit 2021, Mucunski është zgjedhur kryetar i Komunës së Aerodromit. Këtë funksion e ka ushtruar deri në qershor të vitit 2024, kur është zgjedhur ministër në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.
Timço Mucunski ka përfunduar studimet e doktoratës në Fakultetin Juridik "Justinian i Parë" pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në vitin 2019. Studimet master i ka përfunduar në vitin 2011, ndërsa ka diplomuar në të njëjtin fakultet në vitin 2009. Karrierën akademike e ka filluar si demonstrator dhe asistent në të njëjtin fakultet, ku më vonë është emëruar docent.