Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kanë qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Republikën e Austrisë dhe Republikën e Serbisë, do të mund menjëherë të fitojnë listë të pronës, përmes përfaqësive diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Detroit, Toronto, Vjenë dhe në Beograd.
Dokumentet e nevojshme për lëshimin e fletë pronësisë:
- Lutje (merret në një nga përfaqësitë e lartpërmendura diplomatike dhe konsullore), ku përveç të dhënave personale, do të shënoni edhe të dhënat për pronën e patundshme për të cilin kërkoni listë të pronës, dhe atë: emri i komunës, emri i komunës së kadastrës, numri i listës së pronës, numri i parcelës së kadastrës, numri i godinës, numri i hyrjes dhe numri i pjesës së veçantë të godinës (banesë, hapësirë afariste, garazhë dhe të tjera).
- Letërnjoftim apo pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër me fotografi për identifikim (për verifikim, për identifikim personal dhe verifikim të statusit të shtetësisë).
- Nëse prona nuk është në pronësinë tuaj kërkesa parashtrohet vetëm me prokurë origjinale (nga noteri në Republikën e Maqedonisë së Veriut ose përkatësisht i legalizuar nga PDK e RMV-së ose nëse është përgatitur nga organi i huaj i vendit nënshkruese e Konventës së Hagës për legalizim të verifikuar me vulë apostile).
Kompensim për lëshimin e fletë pronësisë:
Tarifë konsullore
Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 131 (kërkesë) - 8 euro, Nr. tar. 132 (dërgimi prej/deri në RM) - 6 euro për Evropë, për jashtë Evropës 9 euro, plus kompensim drejt Agjencisë për kadastër të patundshmërisë në vlerë prej 150,00 denarë në kundërvlerë me monedhën vendase si dhe provizion bankar për transkaksionin e kryer.
Kujdes: Lista e pronës mund të fitohet vetëm në 1 (një) mostër origjinale.