Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Frankofonia

Më 28 shtator 2006, Republika e atëhershme e Maqedonisë u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë gjatë kohës së Samitit të Frankofonisë që u mbajt në Bukuresht, Rumani. Më parë, kemi status të mbikëqyrësit që e morëm në Samitin në Hanoj, Vietnam në vitin 1997, me çka vijonte ngritja e statusit në anëtarësimin asociativ, në Monkton, Kanada, në vitin 1999.

 

Anëtarësimi në Frankofoni, themelohet para se gjithash, mbi pranimin e parimeve themelore dhe vlerave të kësaj Organizate që përshtaten edhe me ndarjet evropiane: qëndrim për paqe në botë, demokraci, të drejta të njeriut, zhvillim i barabartë dhe i qëndrueshëm, arsim, trajnim, shkencë dhe hulumtim, të rinj dhe sport, teknologji të reja informative, afirmim dhe mbrojtje e llojllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore dhe solidaritet. Frankofonia është njëkohësisht institucion ndërkombëtar politik dhe hapësirë për dialog politik, kulturor dhe ekonomik i vendeve të ndryshme që e ndajnë vizionin e njëjtë për botën, në veçanti për sfidat që i krijon globalizimi.

 

Përveç nxitjes për kujdes të traditës historike dhe pranisë së gjuhës franceze tek ne, anëtarësimi në Frankfoni e shikojmë si mundësi për afirmim të identitetit maqedonas, gjuhës, historisë dhe trashëgimisë së pasur kulturore, si dhe të gjitha vlerat e shoqërisë bashkëkohore maqedonase-paqes, demokracisë, tolerancës dhe solidaritetit. Këto janë në fakt vlerat themelore të Frankofonisë. Kështu, Republika e Maqedonisë së Veriut do ta përforcojë aktivitetin e vet në periudhën në vijim. Gjuha franceze është pjesë e historisë sonë, por gjithashtu është pjesë e pandarë e të ardhmes sonë evropiane.

 

Përmes Komisionit Kombëtar për Frankofoni, Republika e Maqedonisë së Veriut çdo vit me një numër të madh aktivitetesh dhe manifestimesh në fusha të ndryshme e shënon Ditën e Frankofonisë – 20 mars. Me Ambasadën e Francës në Shkup, në këtë fushë, realizojmë bashkëpunim më të thellë përmes së cilës paraqiten një numër i madh i aktiviteteve për promovim të frankofonisë dhe realizohen programe për mësim të gjuhës franceze në administratën publike.

Accessibility Menu