Të gjitha informacionet për regjimin e vizave të RMV-së janë në dispozicion Këtu.
Vizë për hyrje në Republikën e Maqedonisë NUK është e nevojshme për shtetasit e vendeve-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen (kanë të drejtë për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me letërnjoftim të vlefshëm)
Shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të përkohshëm në vendet-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen mund të qëndrojnë maksimumi deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë gjatë çdo hyrje në territorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kohëzgjatja e qëndrimeve pasuese nuk guxon të jetë më e gjatë se 90 ditë në cilën do periudhë prej 180 ditësh.
Shtetasit e vendeve të treta me qëndrim të përhershëm në vendet-anëtare të BE-së ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen mund të qëndrojnë maksimumi deri 15 (pesëmbëdhjetë) ditë gjatë çdo hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kohëzgjatja e qëndrimeve pasuese nuk guxon të jetë më e gjatë se 90 ditë në cilën do periudhë prej 180 ditësh.
Hiqen vizat për qëndrim afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shtetasit e huaj të cilët janë bartës të dokumenteve të vlefshme të udhëtimit të vendeve të treta, por që posedojnë vizë të vlefshme të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadës. Kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut mund të jetë maksimumi deri 15 ditë, ndërsa vlefshmëria e vizës britanike, amerikane dhe kanadeze duhet të jetë 5 ditë më shumë se qëndrimi i planifikuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendimi është me karakter kohor, me vlefshmëri nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024.
___________________________________________________________________
Për bartësit e dokumenteve të udhëtimit të OKB-së nuk duhet vizë.