Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pyetjet më të shpeshta të parashtruara

Pyetjet e bëra shpesh

 

Numrat e telefonit për kontakt në lidhje me informacionet për Regjistrimin 2021 pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme:

075 268 732 (linja e rregullt, Viber, whatsApp)

075 268 745 (linja e rregullt, Viber, whatsApp)

 

Numra për kontakt nga Enti Shtetëror i Statistikës

071 48 33 13 (linja e rregullt, Viber, whatsApp) - në gjuhën maqedonase

071 48 32 91 (linja e rregullt, Viber, whatsApp) - në gjuhën shqipe

 

Linqe të dobishme për REGJISTRIMIN 2021:

  • https://www.stat.gov.mk/
  • https://popis2021.stat.gov.mk/default.aspx
  • https://census.stat.gov.mk/

    Regjistrimi i popullsisë, amvisërisë dhe banesave definohet si operacion statistikor me të cilin në intervale të rregullta kohore (zakonisht çdo 10 vjet) bëhet numërimi zyrtar i popullsisë në vend, nga njësitë e tija më të vogla gjeografike (për nevojat e Regjistrimit, të ashtuquajtura qarqe regjistruese (QR)), deri në nivelin shtetëror, së bashku me karakteristikat e përcaktuara demografike, arsimore ekonomike dhe sociale të popullsisë.

    Regjistrimi i popullsisë, amvisërisë dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021 (moment kritik 31 marsi i vitit 2021, në ora 24:00).

    Kompetencat e Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me Regjistrimin e popullsisë, amvisërisë dhe të banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021, dalin nga neni 23 i Ligjit të Regjistrimit të popullsisë, të amvisërive dhe të banesave (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut  nr. 19/2021), me qëllim që të sigurojë parimet unike për organizimin e regjistrimit dhe zbatimin unik të metodologjisë së regjistrimit gjatë regjistrimit.

    Detyrimet e MPJ-së janë të cituara në udhëzimin për vetëregjistrimin e personave të dërguar në detyrë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që janë të aprovuara nga drejtori i ESHS-së dhe Ministrit të MPJ-së dhe do të zbatohet nga 1 deri më 15 mars 2021.

    Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) në kuadër të kompetencave të tij, të përcaktuara me Ligjin për Regjistrimin e popullsisë, amvisërisë dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 (në tekstin e mëposhtëm: Ligji për Regjistrimin e Popullsisë), në periudhën nga 1 deri më 15 mars të vitit 2021, e organizojnë vetëregjistrimin paraprak të personave të dërguar në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre të cilët jetojnë me ata jashtë vendit.

    Me regjistrimin e mëparshëm të këtyre personave, para kohës së realizimit të Regjistrimit të rregullt, (nga 1 deri më 21 prill të vitit 2021), është e mundur që edhe kjo kategori e personave– njësitë e Regjistrimit të sigurojnë mbulim të tërësishëm, sepse gjatë kohës së Regjistrimit  do të mungojnë  në vendbanimet e tyre (të zakonshme), në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me qëllim që:

    -          Të marrë të dhëna të plota dhe cilësore të regjistrimit edhe për këtë kategori personash; dhe

    -          Sigurojë parime unike për organizimin dhe zbatimin e Metodologjisë për kryerjen e Regjistrimit.

    1.       NJËSITË (PERSONA) TË CILËT DO TË PËRFSHIHEN ME VETËREGJISTRIMIN PARAPRAK

    Në pajtueshmëri me nenin 23 të Ligjit për Regjistrim, persona-njësi të Regjistrimit të cilët do të përfshihen me vetëregjistrimin paraprak janë:

    - personat që kanë vendbanim të përhershëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë zbatimit të Regjistrimit janë në detyrë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jashtë vendit, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre të cilët qëndrojnë jashtë shtetit me ta. 

    2.       MOMENTI KRITIK DHE PERIUDHA E ZBATIMIT TË REGJISTRIMIT

    Regjistrimi i popullsisë, amvisërisë dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të zbatohet në periudhën nga 01 deri më 21 prill të vitit 2021.

    Të dhënat gjatë vetëregjistrimit do të zbatohen sipas gjendjes më 31 mars të vitit 2021 në ora 24:00, veçanërisht në mesnatë, midis 31 marsit  dhe 1 prillit të vitit 2021. Kjo kornizë kohore në statistikë, quhet “momenti kritik i Regjistrimit”.

    PARALAJMËRIM: Regjistrimi i personave të përmendur në pikën 1 të këtij udhëzimi do të zbatohet nga 01 deri më 15 mars të vitit 2021, sipas situatës së pritur në momentin kritk (31 mars të vitit 2021, në ora 24:00).

     

    3.       ORGANET KOMPETENTE PËR ZBATIMIN E VETËREGJISTRIMIT 

              Për organizimin e vetëregjistrimit paraprak, MPJ duhet të sigurojë:

    -Listë të personave të cilët gjatë kohës së Regjistrimit janë në detyrë në përfaqësitë diplomatike konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre të cilët qëndrojnë jashtë vendit me ta.

    - Listë të selive të PDK-ve në vendet ku personat ndodhen në detyrë.

    -Emërim të personave përgjegjës për kontakt, nga ana e Ministrit të Punëve të Jashtme, i cili do të sigurojë mbështetje për zbatimin paraprak të vetëregjistrimit të kësaj kategorie personash – njësitë e  Regjistrimit, jashtë vendit.

      Për zbatimin e  vetëregjistrimit paraprak, (ESHS) duhet që të sigurojë:

      -Funksionimin e aplikacionit të regjistrimit për vetëregjistrim;

      - Emërimin e personave të përgjegjshëm për kontakt, nga ana e drejtorit të ESHS-së, të cilët do të japin mbështetje metodologjike-teknike për zbatimin e vetëregjistrimit paraprak.

      - Udhëzimin për zbatimin e vetëregjistrimit të personave në detyrë në përfaqësitë diplomatike konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të pjesëtarëve të familjeve të tyre që jetojnë jashtë vendit me ta.

    Ministria e Punëve të Jashtme, përveç detyrimeve që dalin nga neni 23 i Ligjit për Regjistrim, ka edhe një rol mjaft të rëndësishëm në zbatimin e vetëregjistrimit të personave- Njësi të Regjistrimit të cilat për çfarë do lloj arsye qëndrojnë jashtë vendit, edhe atë, shpërndarjen e fushatës mediatike dhe motivimin e personave për vetëregjistrim, të cilët janë jashtë vendit: për punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e saj, përfaqësi ose përfaqësues të odave ekonomike jashtë vendit, njësitë afariste jashtë vendit, përfaqësuesit ushtarak  të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe studentët dhe qytetarët që janë të angazhuar nga ana e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik dhe bashkëpunimit tjetër, si dhe anëtarët e familjeve të tyre/ amvisëritë që qëndrojnë jashtë vendit me personat e përmendur.

    Gjithashtu, këtu përfshihen edhe të gjithë personat- shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët për çfarë do lloj arsye qëndrojnë jashtë vendit, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre.

    Ky aktivitet do zbatohet në periudhën nga 1 marsi deri më 21 prill të vitit 2021.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe të gjitha përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, inkurajohen për t’i përdorur të gjitha kanalet e mundshme për shpërndarjen e informacioneve për Regjistrimin dhe vetëregjistrimin. Rekomandohet që të përdoren të gjitha kontaktet me shoqatat e qytetarëve, shoqatat fetare, shoqatat e studentëve në mënyrë që të vetëregjistrohen sa më shumë  qytetarë të Maqedonisë së Veriut që banojnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij aktiviteti është marrja e të dhënave për personat që janë shpërngulur, si dhe struktura e tyre demografike, arsimore dhe ekonomiko-sociale, nga ku dhe në cilën periudhë kanë migruar.  Këto të dhëna janë me rëndësi të madhe për analizën dhe bashkëpunimin e strategjive dhe politikave për parandalimin dhe ose të paktën zvogëlimin e valës së emigrimit, dhe për planifikimin e politikave që do të mundësojnë kushte për kthimin e tyre në atdhe.

    Enti shtetëror për statistikë përmes fushatës së tij mediatike do t’i kushtoj kujdes të veçantë këtij grupi të tërë jashtëzakonisht të rëndësishëm, dhe përmes MPJ-së dhe përfaqësive diplomatike konsullore jashtë vendit, faqeve të tyre të internetit dhe kanaleve të mediave sociale, do të përpiqet t’i arrijë këta njerëz dhe t’ia bëjë me dije se megjithëse kanë emigruar nga atdheu, megjithatë janë pjesë e tij dhe me vetëregjistrimin japin kontributin e tyre për zhvillimin e vendit nga i cili vijnë.

    4.       МËNYRA E VETËREGJISTRIMIT 

    Vetëregjistrimi i personave në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, kryhet përmes aplikacionit të regjistrimit i cili mund të arrihet nëpërmjet këtyre ueb faqeve:

    Vetëregjistrimi nënkupton plotësimin e aplikacionit nga ana e vetëpersonit i cili është njësia e regjistrimit.

    Të dhënat e shtëpisë sigurohen nga një anëtarë i familjes  i moshës madhore  të dhënat e të cilit janë më së shumti të njohura, ndërkaq për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, njëri prej prindërve, birësuesi ose kujdestari.

    Personi i cili i jep përgjigjet e Regjistrimit është i detyruar të japë përgjigje të sakta dhe të plota për të gjitha pyetjet.

    Çelësi për kryerjen e Regjistrimit është Numri amë i identifikimit i qytetarit- NAQ i personit që regjistrohet.

    Numri amë i identifikimit i qytetarit- NAQ - i personit që regjistrohet, merret nga një dokument përkatës: letërnjoftimi, pasaporta, çertifikata e lindjes ose ndonjë tjetër dokument.

     

    5. MBROJTJA E TË DHËNAVE TË REGJISTRIMIT

     

              Të dhënat personale të mbledhura me Regjistrimin paraqesin të dhëna të konfidenciale   që do të shfrytëzohen vetëm për qëllime statistikore. Ato i nënshtrohen mbrojtjes së veçantë që do të sigurohen në të gjitha fazat e Regjistrimit (përmbledhja, kontrolli, vendosja, përpunimi dhe përhapja), dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit të Regjistrimit, Ligjit për Statistikë Shtetërore dhe rregullave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale

    (Përkufizimet për amvisëri dhe familje shpjegohen më poshtë në këtë Udhëzues.

     

    6. RRADHITJA GJATË  VETËREGJISTRIMIT

      

    Për Personin/at e përmendur në pikën 1 të këtij Udhëzimi, të cilët banojnë  vetëm jashtë vendit, (familje e vetme) ose që qëndrojnë sëbashku me anëtarët  e amvisërive të tyre/ familjeve (familje shumëanëtarëshe), vetëregjistrimi zhvillohet sipas rradhës vijuese:

    1.       Vetëregjistrimi, fillon me shpalljen në ueb- faqen e ESHS-së në linqet e rradhës:

     

    2.  Hyrja/regjistrimi për vetëregjistrimin bëhet vetëm nga jashtë vendit- vendin në të cilin personi banon nuk mund që të regjistroheni/regjistrohuni nga Maqedonia e Veriut), dhe çelësi për vetëregjistrim është numri amë i identifikimit të personit NAQ, i  personit që regjistrohet dhe adresa e tij elektronike.

    3.  Pas hyrjes së sukseshme/regjistrimit, përmes postës elektronike, personi njoftohet për fjalëkalimin që duhet të thirret në mënyrë që të mund të fillojë me vetëregjistrimin. Pas marrjes së kodit të verifikimit, është e dëshirueshme që ai të ndryshohet, d.m.th. të krijohet një fjalëkalim i ri.

     4.  Pas hyrjes së sukseshme, mund të fillohet me vetëregjistrimin, dhe aplikimi mundëson që ajo të bëhet duke e zgjedhur një nga gjuhët e ofruara, sipas zgjedhjes së personit që vetëregjistrohet.

    5. Aplikacioni i regjistrimit ka shtatë (ekrane) faqe që u referohen:

     Ø  Të dhënave adresuese dhe identifikuese - Ekrani 1

    Ø  Migrimeve- Ekrani 2

    Ø  Gjendjes martesore dhe karakteristikave etnokulturore (përkatësia etnike, religjioni dhe gjuha amtare) - Ekran 3

    Ø  Karakteristikave arsimore- Ekran 4

    Ø  Karakteristikave ekonomike-Ekrani 5

    Ø   Mjeteve për jetesë –Ekrani 6 dhe

    Ø  Aftësi të kufizuara/invaliditetit–Ekrani 7

     6. Aplikacioni i regjistrimit sipas përmbajtjes së tij (pikat e mbledhjes së të dhënave) është i njëjtë me atë të regjistrimit që do të përdoret edhe gjatë regjistrimit në vend, me çka detyrimisht zbatohen masat teknike dhe organizative, në përputhje me rregullat në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Keni pyetje dhe dilema lidhur me COVID-19? Në këtë link do të mund të gjeni përgjigje të pyetjeve më të shpeshta të parashtruara lidhur me temën.

  • Kërkesë për lëshimin e pasaportës, në mënyrë të rregullt dhe pastër të plotësuar.

  • Pagesa e taksës konsullore

  • I bashkëngjitet certifikatës së Librit amë të të lindurve ose një dokument tjetër me fotografi

  • Letërnjoftim (të prindërit – parashtruesit)

  • Nëse të drejtën prindërore e kryen një nga prindërit, kërkesën e parashtron prindi i personit që iu është besuar për ruajtje dhe edukim me pëlqim edhe të prindit tjetër, dhe nëse është e nevojshme organi kompetent do të kërkojë mendim nga Qendra për punë sociale, (me pëlqim nga nëna/babai/kujdestari), nëse është e nevojshme kërkohet edhe dëshmi për kujdestari, për personin që është nën kujdestari.

Për personat më të vjetër se 27 vjeç pasaporta lëshohet në afat vlefshmërie prej dhjetë vite, për personat prej 4-27 vjeç, pasaporta lëshohet me afat prej 5 vite, për personat deri në 4 vite të jetës të pabëra, pasaporta lëshohet në afat të vlefshmërisë prej 2 vite.

Gjatë parashtrimit të kërkesës për lëshim të pasaportës nga qytetari merren të dhëna biometrike-fotografi, shenja nga dy gishtat, si dhe nënshkrim me dorë në formë digjitale. Për persona të mitur deri në moshën 12-vjeç nuk kryhet marrja e shenjave nga gishtat.

  • Vërtetim për shkronjë
  • Vërtetim për emër
  • Vërtetim për statusin shtetëror
  • Vërtetim për jetë – për shfrytëzues të pensionit maqedonas
  • Vërtetim për shërbimin e kryer ushtarak
  • Vërtetim për kërkesë të pranuar për lirim nga shtetësia dhe të tjera.
  • Lutje, plotësohet në Ambasadë
  • Dokument udhëtimi i paraqitësit të vdekjes
  • Dokument udhëtimi i personit të ndjerë –zhvleftësohet
  • CLAV nga organet e vendit ku personi ka vdekur (internacional ose origjinal me përkthim në gjuhën maqedonase)
  • Taksa në pajtim me LTA
  • Lutje (plotësohet në Ambasadë)
  • Kërkesa për regjistrimin e martesës në librin amë të të martuarve të Republikës Maqedonisë së Veriut (plotësohet në Ambasadë)
  • Certifikata e librit amë të të martuarve të formularit internacional për vendet anëtare të Konventës për lëshimin e certifikatave nga libri amë në më shumë gjuhë/Vjenë 1976. Për shtetet që nuk janë anëtare të Konventës (siç është p.sh. Egjipti), certifikata e librit amë të të martuarve duhet të jetë e legalizuar me vulë APOSTIL dhe me përkthim të autorizuar në gjuhën maqedonase.
  • Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Dokumente udhëtimi (dokumentet e sipërpërmendura dorëzohen në origjinal dhe kopje)
  • Dëshmi për qëndrim ligjor në shtetin ku është bërë martesa

Për regjistrim të porsalindurit dhe lëshim të certifikatës nga libri amë i të lindurve (për të porsalindur) dokumentet e nevojshme janë:

  • Kopje e letërnjoftimit (pasaportë) nga prindërit dhe dokumentet në origjinal për kontroll
  • Certifikatë nga libri amë i të martuarve ose certifikata nga libri amë i të lindurve nga prindërit
  • Kërkesë për lëshimin e certifikatës nga libri amë i të lindurve për të porsalindur (Kërkesë)
  • 100 den. taksë administrative (Fletëpagesë)
  • Pagesë prej 50 den. në gjiro-llogarinë e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë (Fletëpagesë)

KUJDES: Lindja e fëmijës paraqitet në afat prej 30 ditësh nga dita e lindjes, në zonën amë ku ka lindur fëmija.

Duhet të parashtroni kërkesë për regjistrim në Librin amë të të lindurve dhe regjistrin e shtetasve në shërbimin amë në vendin e lindjes së prindërit i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nëse jeni jashtë vendit, lindjen duhet ta paraqitni në ambasadën më të afërt ose në konsullatën më të afërt të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rifreskimi i fundit: 21 Dhjetor 2020

Së bashku me kërkesën (formularin) duhet t’i parashtroni dokumentet në vijim:

  • Certifikatë nga Libri amë i të lindurve të fëmisë;
  • Dëshmi të prindërve për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Nëse fëmija është i mitur, me pëlqim të prindit i cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  • Letërnjoftim i prindit ose kujdestarit;
  • Autorizim i rregullt, nëse kërkesa parashtrohet nga personi i autorizuar.
  • Vëreni se formulari për regjistrim dhe formulari për pëlqim lëshohet falas në Njësitë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rifreskimi i fundit: 21 Dhjetor 2020

Pas lindjes, fëmija Juaj fiton shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse njëri nga Ju prindërit është shtetas i vendit.

Përkatësisht, fëmija Juaj fiton shtetësi me origjinë të Republikës të Maqedonisë së Veriut kur do të plotësohen kushtet në vijim:

  • Në rast se të dy jeni shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, fëmija juaj fiton shtetësi, pavarësisht ku ka lindur.
  • Nëse njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nëse fëmija juaj është lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, atëherë partneri Juaj i martesës duhet të pajtohet me atë që fëmija juaj të fiton shtetësinë e vendit.

 

Nëse fëmija juaj është lindur jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej jush është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, atëherë fëmija juaj do të fitojë shtetësi nëse:

  • Parashtroni kërkesë për regjistrim të fëmijës suaj në regjistrin e shtetasve, para se t’i mbush 18 vjet; ose
  • Fëmija juaj kthehet të jetojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me Ju, para se t’i mbush 18 vjet; ose
  • Fëmija juaj me 18 vjet të mbushura deri në moshën 23 vjet parashtron kërkesë për regjistrim në regjistrin e shtetasve

Shënoni se, nëse prindi tjetër është i panjohur ose me shtetësi të panjohur, Fëmija Juaj do të fitojë shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me origjinë, pavarësisht ku ka lindur!

  • Me origjinë, përkatësisht, nëse keni lindur nga një prind/prindër që/ që është/janë shtetas/shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Në rrethana të jashtëzakonshme, me lindje në Republikën e Maqedonisë së Veriut
  • Me natyralizëm

SHTETËSIA është lidhje juridike mes Jush dhe shtetit dhe nuk e thekson Origjinën tuaj etnike

Në pajtim me Kushtetutën, shtetësia e Republikë së Maqedonisë së Veriut është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të revokohet. Ligji me të cilin rregullohet shtetësia është Ligji i shtetësisë nga viti 1992 i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të shtetësisë nga viti 2004.

  • Certifikatë lindjeje në një formular ndërkombëtar për vendet që janë anëtare të Konventës për Lëshimin e Certifikatave të Lindjes Shumëgjuhëshe/Vjenë 1976. Për vendet që nuk janë anëtare të Konventës (si Egjipti), certifikatat e lindjes duhet të legalizohen me një vulë APOSTILLE dhe një përkthim të çertifikuar në gjuhën maqedonase KËRKESË për regjistrim në MKR e cila duhet të dorëzohet nga të dy prindërit të cilët duhet ta nënshkruajnë personalisht në ambasadë. Dokumentet e udhëtimit të prindërve Certifikatë martese për prindërit Vizë për qëndrim të ligjshëm të fëmijës dhe prindërve në vendin e akreditimit të VKM-së. Një deklaratë pëlqimi nga njëri prej prindërve që është i huaj, se ai pranon që fëmija të bëhet shtetas i yni..
  • Biografia
  • Certifikatë nga LAL të RMV-së
  • Certifikatë nga LAM të RMV-së
  • Dëshmi për banesë të siguruar
  • Dëshmi për burim të përhershëm dhe lartësia e mjeteve për ekzistencë
  • Certifikatë se nuk po zhvillohet procedurë penale në RMV
  • Certifikatë se nuk po zhvillohet procedurë penale në shtetin shtetas i së cilit është
  • Certifikatë nga evidenca penale nga shteti shtetas i së cilit është
  • Dëshmi për origjinë (CLAL për prindërit)
  • Pyetësor për njohjen e gjuhës maqedonase
  • Adresa kontakti në RMV
  • Udhëtoni me agjenci turistike të sigurta.
  • Kontrolloni nëse duhet të siguroni sigurim shëndetësor dhe me cilat kushte. Rekomandohet të posedoni sigurim shëndetësor.
  • Nëse udhëtoni me makinë në zonën Shengen, duhet të posedoni patentë shoferi të njohur ndërkombëtarisht dhe sigurim ndërkombëtar për makinën (karton të gjelbër).
  • Nëse udhëtoni në aranzhim privat, kontrolloni adresën, qytetin, numrin e telefonit dhe emrin e hotelit ose lloj tjetër të akomodimit në vendet nga zona Shengen, në internet.

Nëse planifikoni të qëndroni më shumë se tre muaj, të punësoheni ose të studioni në periudhë kohore më të gjatë se 90 ditë, keni parasysh se para largimit tuaj, duhet të parashtroni aplikacion për vizë për qëndrim të gjatë, leje qëndrimi ose leje pune në ambasadën ose konsullatën e vendit në të cilën do të udhëtoni. Punë ose qëndrim në zonën Shengen pa leje paraprake të siguruar nacionale për punë ose qëndrim janë të paligjshme.

Nuk ekzistojnë kushte plotësuese financiare apo administrative që duhet t’i plotësojnë personat që posedojnë pasaportë biometrike që të udhëtojnë lirshëm në vendet e zonës Shengen. Megjithatë, Kushtet e zakonshme për hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të tjera që udhëtojnë në zonën Shengen, zbatohen. Në kalimet kufitare, udhëtarëve mund t’iu kërkohen dëshmi se kanë në dispozicion mjete për atë udhëtim, si dhe mjete me të cilat do të qëndrojnë gjatë qëndrimit në zonën Shengen. Udhëtarëve, gjithashtu, mund t’iu kërkohet të paraqesin ku do të qëndrojnë (për shembull, rezervim hoteli ose adresën ku do të qëndrojnë). Krahas kësaj, udhëtarët nuk duhet të konsiderohen si kërcënim për rendin publik, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme, dhe nuk duhet të jenë persona për të cilët janë dorëzuar rekomandime për refuzim të hyrjes së tyre në vend (për shembull për shkak të periudhës së tejkaluar të mëparshme të qëndrimit apo arsye të tjera).

Po. Shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të mos i lejohet hyrja në zonën Shengen nëse nuk i plotëson kushtet e nevojshme. Në këtë rast, i prekuri ka të drejtë në vendim të arsyetuar në formë të shkruar, të lëshuar nga organi i autorizuar, si dhe të drejtë ankese të vendimit që nuk e anulon ekzekutimin e saj.

Qëndrim afatshkurtër është qëndrimi i të huajit me vizë ose pa vizë, në kohëzgjatje jo më të gjatë se 90 ditë në cilëndo periudhë kohore prej 180 ditë, dhe periudhës së cilës i paraprin çdo ditë të qëndrimit, nëse me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare nuk përcaktohet ndryshe.

Jo. Në pajtim me vendimin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave me Republikën e Maqedonisë së Veriut të miratuar më 19 dhjetor 2009, shtetasve maqedonas u mundësohet hyrje pa viza dhe qëndrim afatshkurtër deri 90 ditë, në periudhë kohore deri 180 ditë, në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Britanisë së Madhe dhe Republikës së Irlandës. Vendimin e zbatojnë edhe shtetet nënshkruese të Marrëveshjes së Shengenit: Islanda, Norvegjia dhe Zvicra.

Kujtojmë se për hyrje në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës është e nevojshme të sigurohet vizë përkatëse para udhëtimit.

Nëse udhëtoni shpesh në zonën Shengen, përgjegjësia është e juaja të përllogaritni numrin e mbetur të ditëve nga periudha gjashtëmujore. Kështu, mund të realizoni më shumë udhëtime të shkurtra, me kusht se kohëzgjatja e të gjitha udhëtimeve të mos jetë më e gjatë se gjithsej 90 ditë në periudhë kohore prej 180 ditë.

Për qëndrim më të gjatë se 90 ditë, është e nevojshme shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të aplikojnë për vizë afatgjate ose për leje qëndrim.

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë me letërnjoftim të vlefshëm në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në pajtim me Ligjin për kufijtë e BE-së dhe vendet nënshkruese të Marrëveshjes Shengen (Schengen Borders Code), i huaji i cili ka për qëllim të qëndrojë në vendet anëtare të BE-së dhe Shengen, do të hyjë nëse posedon dokument udhëtimi të vlefshëm ose dokument tjetër të nënshkruar për kalimin e kufirit të jashtëm. Dokumenti i udhëtimit duhet t’i plotësojë kriteret në vijim: 1) të jetë i vlefshëm minimum tre muaj nga data e planifikuar e largimit të të huajit nga territori i vendeve anëtare të BE-së dhe nënshkruese të Marrëveshjes Shengen dhe 2) të jetë i lëshuar në 10 vitet e mëparshme.

Nga ana e disa shteteve tejoqeanike gjatë hyrjes ose për marrjen e vizës kërkohet dokumenti i udhëtimit të jetë i vlefshëm së paku gjashtë muaj pas datës së planifikuar për largim dhe prandaj këshillojmë me kohë ta kontaktoni ambasadën më të afërt ose konsullatën e vendit që keni ndërmend ta vizitoni.

Accessibility Menu