Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Procedura për lëshimin e vizës

“Viza” është leje për hyrje dhe qëndrim afatshkurtër apo transit i të huajit që e lëshon organi kompetent i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Viza i lëshohet të huajit me qëllim: të hyjë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të qëndrojë afatshkurtër në kohëzgjatje të përcaktuar me vizën, të hyjë në Republikën e Maqedonisë dhe të qëndrojë për shkak të rregullimit të qëndrimit të përkohshëm dhe të kalojë nëpër territorin apo zonën ndërkombëtare të transitit të aeroportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I huaji është i detyruar të sigurojë vizën para hyrjes së tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe mund të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm për shkak të qëllimit për shkak së cilës është lëshuar viza.

 

Kërkesë

 

I huaji parashtron kërkesë për lëshimin e vizës deri te përfaqësitë kompetentediplomatike dhe konsullore (rezidente ose jorezidente) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më gjatë se gjashtë muaj dhe jo më shkurtë se 15 ditë para fillimit të udhëtimit të planifikuar. Kërkesa për vizë parashtrohet personalisht. Me përjashtim kërkesa për lëshimin e vizës mund të merret edhe nga ana e personit fizik apo juridik të autorizuar kur i huaji është person me pengesa dhe i huaji është njihet mirë dhe nuk ekziston dyshim në qëllimin e tij të sinqertë. Për personat e mitur kërkesa parashtrohet personalisht nga ana e prindërit apo kujdestarit. (Aplikim për vizë >>>)

 

Dokumentacioni

 

  • Aplikuesi e parashtron dokumentacionin në vijim me kërkesë për vizë:
  • Dokument udhëtimi i vlefshëm (vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit të cilëve duhet t’u lëshohet vizë është minimum tre muaj më e gjatë nga vlefshmëria e vizës), dokumenti i udhëtimit duhet të lëshohet në 10 vitet e fundit, dokumenti i udhëtimit duhet të përmbajë së paku dy faqe të zbrazëta për futjen e vizës, një fotografi me ngjyrë 35x45 mm
  • dëshmi për sigurim të shëndetit gjatë udhëtimit
  • dëshmi për tarifë të paguar
  • dokumentacion që tregon: qëllimin e qëndrimit në RMV, sistemim i siguruar, mjete të siguruara për jetesë gjatë qëndrimit në RMV dhe kthimi në vendin amë ose udhëtim në vend të tretë, mjete për udhëtim dhe mundësi për kthim në vendin amë, përkatësisht mundësi për hyrje në vendin e tretë

 

Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 135 për vizë për qëndrim afatgjatë (viza D) – 70 euro, për fëmijë të moshës midis 6 dhe 12 vjeç 35 euro

 

Letër garancie

 

Letër garancie lëshon shtetasi i Republikës së Maqedonisë së Veriut apo i huaji që ka qëndrim të aprovuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Ftesë nga personi juridik lëshon personi juridik vendor apo i huaji i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili e fton të huajin në vizitë biznesi, si dhe organi i administratës shtetërore.

 

Letra e garancisë, ftesa nga personi juridik dhe nga organi i administratës shtetërore pranohen si vërtetim për posedimin e mjeteve për qëndrim, përkatësisht vendqëndrim të siguruar nësepërmbajnë deklaratën edhënësit të letrës së garancisë, përkatësisht se personi juridik e merr obligimin të sigurojë sistemimin dhe t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për qëndrimin e të huajit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe lëshimin e tij nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Letra e garancisë dhe ftesa nga personi juridik duhet të verifikohen nga noteri, përveç ftesës nga organi i administratës shtetërore.

 

Sigurimi shëndetësor i udhëtimit

 

Sigurimi përkatës shëndetësor i vlefshëm i udhëtimit i mbulon shpenzimet që mund të ndodhin gjatë kohës së qëndrimit të aplikuesit në RMV në lidhje me kthimin në vendin e origjinës për shkaqe mjekësore, ndihmë urgjente mjekësore dhe / ose shërim urgjent mjekësor.

 

Aplikuesi për vizë është e nevojshme të dëshmon se ka sigurim shëndetësor të udhëtimit që e mbulon tërë periudhën e qëndrimit në RMV.

 

Refuzimi i vizës – ankesë

 

Kundër aktvendimit për refuzim të kërkesës për vizë, i huaji ka të drejtë ankese në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit deri te Komisioni shtetëror për zgjidhje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës të shkallës së dytë. Ankesa parashtrohet në formë të shkruar në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e tij cirilik, deri te Komisioni shtetëror për zgjidhje në procedurë administrative dhe procedurë me marrëdhënie pune të shkallës së dytë, në afat prej tetë ditësh nga dita e pranimit të aktvendimit, me pagesë të tarifës administrative të vërtetuar me ligj.

 

Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit.

Accessibility Menu