Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dokumentet e udhëtimit

Dokument udhëtimi

 

Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit, dokumenti i udhëtimit shërben për verifikimtë identitetit dhe si dëshmi për shtetësinëe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pasaporta është dokument elektronik për identifikim personal i cili i lëshohet shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, si dhe për kthimin në vend.

 

Më shumë për lëshimin e dokumentit të udhëtimit në https://mvr.gov.mk/upravni-rab/1

 

Fletë udhëtimi

 

Fletë udhëtimi është dokument personal që i lëshohet shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili ka mbetur jashtë vendit pa dokument udhëtimi, vetëm për kthim në vend. Fletë udhëtimi lëshohet në afat të vlefshmërisë deri në 30 ditë ose gjatë kohës që nevojitet për kthim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Dokumentet e nevojshme për lëshimin e fletë udhëtimit:

 

  • Kërkesë personalisht e plotësuar për lëshimin e fletë udhëtimit (për personat e mitur kërkesën e parashtrojnë personalisht të dy prindërit ose njëri prind që është kujdestarë ligjor).
  • Dy fotografi me përmasat 3,5 cm х 4,5 cm
  • Bashkëngjitet për verifikim letërnjoftimi ose një dokument tjetër publik me të cilën mund të verifikohet identiteti i parashtruesit të kërkesës. (dokument i vlefshëm i Maqedonisë ose dokument i huaj në origjinalme fotografi). Nëse nuk bashkëngjitet dokument për verifikim të identitetit, ai mund të vërtetohet me deklaratë të verifikuar nga dëshmitarë, ndërsa fletë udhëtimi lëshohet në bazë të pëlqimit të mëparshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Dëshmi për shtetësi (letërnjoftim i vlefshëm, pasaportë apo në origjinal Certifikata e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut). Nëse nuk bashkëngjitet dëshmi për statusin e shtetësisë, fletë udhëtimi mund të lëshohet në bazë të pëlqimit të mëparshëm nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  • Dëshmi për tarifë të paguar konsullore

 

Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 133 - 30 euro, nëse fletë udhëtimi lëshohet pa pëlqim. Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 132 (dërgimi prej/deri në RM) - 6 euro për Evropë, 9 euro jashtë Evropës, përkatësisht 36 euro ose 39 euro, nëse fletë udhëtimi lëshohet në bazë të pëlqimit nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Për shtetasit me monedhë tjetër kombëtare nga euro, tarifa paguhet në monedhën përkatëse kombëtare.

 

Nëse dokumenti i udhëtimit humbet ose vidhet, nevojitet të dorëzohet një vërtetim nga organet kompetente.

 

Lëshimi i dokumenteve të udhëtimit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

Shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut për kërkesë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, nevojitet të bashkëngjiten dokumentet në vijim:

 

 1. Lëshimi i dokumenteve të udhëtimit për herë të parë

 

  • Vërtetim i shtetësisë së RMV-së
  • Certifikatë nga Libri amë i të lindurve
  • Dokument identifikimi i lëshuar nga organi kompetent në RMV ose vendin e pranimit
  • Leje qëndrimi të vlefshëm në vendin e pranimit (vetëm për personat që nuk e kanë rregulluar statusin e shtetësisë në vendin e pranimit)

 

2. Zëvendësim i rregullt

 

  • Dokument i vjetër i udhëtimit me afat të skaduar
  • Leje të vlefshme për qëndrim në vendin e pranimit (vetëm për personat që nuk e kanë rregulluar statusin e shtetësisë në vendin e pranimit)

 

3. Dokument udhëtimi dublikatë (për shkak të humbjes, vjedhjes ose zhdukjes)

 

Vërtetim i shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

  • Leje qëndrim i vlefshëm në vendin e pranimit (vetëm për persona që nuk e kanë rregulluar statusin e shtetësisë në vendin e pranimit)
  • Certifikatë nga Libri amë i të lindurve
  • Dokument identifikimi i lëshuar nga vendi i pranimit ose nga Republika e Maqedonisë së Veriut (letërnjoftim dhe ngjashëm)
  • Vërtetim nga policia (i përkthyer në gjuhën maqedonase) se pasaporta është paraqitur si e vjedhur, e humbur ose e zhdukur
  • Deklaratë personale e nënshkruar nga pala se dokumenti i udhëtimit është humbur, vjedhur ose zhdukur
  • Publikim i dokumentit të udhëtimit të humbur, të vjedhur ose  të zhdukur në Gazetën Zyrtare të RMV-së (mund personalisht të publikohet ose të publikojnë të afërm në qytetin e Njësisë Rajonale të MPB-së që është lëshuar dokumenti i udhëtimit).

 

4. Zëvendësim i parakohshëm (për shkak të dëmtimit, fletë mbushjes, ndryshimi i të dhënave personale dhe të tjera)

 

  • Bashkëngjitje e dokumentit të udhëtimit në origjinal në PDK-në e Republikës së Maqedonisë së Veriut
  • Leje qëndrimi i vlefshëm në vendin e pranimit (vetëm për personat që nuk e kanë rregulluar statusin e shtetësisë në vendin e pranimit)
  • Pasaporta e vjetër e vlefshme merret dhe dorëzohet për verifikim në MPB
  • Nëse kërkohet lëshimi i dokumentit të ri të udhëtimit, dokumenti i vjetër i vlefshëm i udhëtimit është me afat mbi 1 vit gjatë parashtrimit të kërkesës, dokumenti i vjetër i vlefshëm i udhëtimit merret dhe dërgohet për verifikim në MPB
  • Nëse kërkohet lëshimi i dokumentit të ri të udhëtimit me ndryshim të të dhënave personale, pas kërkesës nuk veprohet nëse nga ana e parashtruesit për lëshimin e pasaportës nuk kryhen ndryshimet e të dhënave personale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk janë të regjistruara në sistemin e stacioneve mobile

 

Parashtrimi i kërkesës për lëshimin e dokumentit të udhëtimit për personat e mitur

 

  • Gjatë parashtrimit të kërkesës për lëshimin e dokumentit të udhëtimit për personate mitur, është e domosdoshme prania e të dy prindërve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe certifikata nga Libri amë i të lindurve për fëmijën, me çka do të vërtetohet identiteti ligjor i prindërve. Nëse njëri nga prindërit është i penguar të jetë i pranishëm, nevojitet më parë të bashkëngjitet prokurë e verifikuar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin njëri prind e autorizon prindin tjetër në emrin e tij të parashtrojë kërkesë për lëshim të dokumentit të udhëtimit për fëmijën. Nëse bëhet fjalë për parashtrimin e kërkesës për lëshimin e dokumentit të udhëtimit për person të mitur me prindër të divorcuar, nevojitet që prindi i cili është kujdestari i vetëm i fëmisë të bashkëngjit vendim nga gjykata kompetente e vendit se është shpallur për kujdestar i vetëm i fëmisë.
  • Nëse martesa është bërë jashtë vendit dhe divorci është kryer jashtë vendit, aktgjykimi duhet më parë të përkthehet në gjuhën maqedonase dhe të verifikohet nga organi kompetent në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
  • Nëse bëhet fjalë për parashtrimin e kërkesës për person të mitur për të cilin në certifikatën e Librit amë të të lindurve (CLAL) në grafikë nuk është shënuar asnjëri nga prindërit (babai), gjatë parashtrimit të kërkesës nevojitet të bashkëngjitet vetëm CLAL për fëmijën.
  • Dokument udhëtimi i shtetasit të Republikës së Maqedonisë që jeton jashtë vendit mund të lëshohet në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në vijim: Melburn, Kanberra, Çikago, Nju Jork, Detroit, Toronto, Berlin, Bon, Mynih, Stokholm, Kopenhagë, Hagë, Bruksel, Bern, Londër, Paris, Veneci, Vjenë dhe Lublanë.

 

Shërbimi në pajtim me LTA – Nr. tar. 133 për persona deri 4 vjet 25 euro, për persona prej 4 deri 27 vjet 27 euro, për persona mbi 27 vjet 30 euro, lëshimi i dokumentit dublikatë të udhëtimit dhe zëvendësim të dokumentit të dëmtuar të udhëtimit të vlefshëm 30 euro.

 

Stacionet mobile për administrim të dokumenteve të udhëtimit qëndrojnë në këto përfaqësi tre herë në vit. Renditja e shërbimeve mobile në këtë link:

Accessibility Menu