Institucion që bën reklamë: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë
Afati i fundit për aplikim: 10/12/2022
Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 alineja 6, paragrafi 5, paragrafi 8, paragrafi 11 alineja 9, paragrafi 13 dhe paragrafi 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14, 27/16, 35/18 dhe 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 143/19 dhe 14/20), nenet 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 të Ligjit të marrëdhënieve të punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 149/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 34/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/19, 267/20, 151/21 dhe 288/21), nenit 13 të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme nr. 01-39424/21-1 datë 21.12.2021, Ministri i Punëve të Jashtme nxjerr
SHPALLJE PUBLIKE numër 03/2022
për plotësimin e vendeve të punës me kohë të caktuar
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxjerr shpallje publike për angazhimin e 1 personi me kohë të caktuar, për këtë vend pune:
· Këshilltar i posaçëm për çështjet që lidhen me marrëdhëniet bilaterale me vendet e Evropës Juglindore dhe multilateralizmin rajonal në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme – 1 (një) realizues;
II. Kandidati duhet t’i përmbush kushtet vijuese:
· Të ketë të paktën 180 kredi sipas ECTS ose të kenë të kryer shkallën VII/1 – nga shkencat vijuese: shkencat politike, shkencat juridike ose siguri;
· Të jetë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
· Me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm të mos kenë të shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
· Në mënyrë aktive ta njoh gjuhën angleze;
· Të ketë të paktën 1 vjet përvojë pune në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare ose marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.
II. Shuma në para e pagës themelore neto për vendin e punës: 40,005.000 denarë
Bashkë me fletëparaqitjen, kandidati i interesuar detyrimisht duhet ta parashtrojë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
· fletëparaqitje të nënshkruar personalisht për vendin e punës për të cilin paraqiten;
· biografi të shkurtër CV ku detyrimisht të shënohet telefoni për kontakt dhe adresa;
· certifikatë e nënshtetësisë;
· diplomë për kryerje të shkallës së arsimit që kërkohet për vendin e punës;
· dëshmi se nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
· dëshmi për njohje të gjuhës angleze;
· dëshmi se kanë përvojë në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare
Dokumentacioni i nevojshëm në origjinal ose në kopje të verifikuar në noter t’i dorëzohet arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ose përmes postës në këtë adresë: Ministria e Punëve të Jashtme, Sektori i Menaxhimit me Burime Njerëzore, Rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 7, 1000 Shkup (me shënimin “për shpallje për punësim”).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm është tre (3) ditë pune llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.
Aplikimi jo në kohë dhe dokumentacioni jo i plotë dhe i pakompletuar, nuk do të shqyrtohet.
Pas kryerjes së përzgjedhjes administrative të kandidatëve të paraqitur për plotësimin e vendit të theksuar të punës, kandidatët e rregullt do të thirren edhe në intervistë, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme, përzgjedhjen do ta bëjë në afatin e përcaktuar në përputhje me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit të marrëdhënieve të punës.
Në përputhje me dispozitat ligjore, këshilltari i posaçëm në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme lidh kontratë punësimi për kohë të caktuar, ndërsa punësimi zgjat deri në përfundimin e mandatit të funksionarit, në kabinetin e të cilit është punësuar.
Të drejtat dhe detyrimet e këshilltarit të posaçëm rregullohen me rregullat e përgjithshme të marrëdhënieve të punës.
Aplikimi në këtë LINK
Vendimi për të zgjedhur një kandidat pas një njoftimi publik të publikuar
Vendim për zgjedhjen e kandidatit pas shpalljes publike