Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

NJOFITIM PUBLIK

Institucion që bën reklamë: Ministri i Punëve të Jashtme

Afati i fundit për aplikim: 29/11/2022

Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 alineja 6, paragrafi 5, paragrafi 8, paragrafi 11 alineja 9, paragrafi 13 dhe paragrafi 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14,199/14dhe27/16),nenet22,23,24,25,26dhe27të Ligjit të marrëdhënieve të punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 50/2010, 52/2010, 124/2010, 47/2011, 11/2012, 39/2012, 13/2013, 25/2013,170/2013, 187/2013, 113/2014, 20/2015, 33/2015, 72/2015, 129/2015 dhe 27/2016), nenit 13 të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme nr. 01-39424/21-1 datë 21.12.2021, Ministri i Punëve të Jashtme nxjerr 

 

SHPALLJE PUBLIKE numër 01/2022

 

për plotësimin e vendeve të punës për kohë të caktuar

 

 

                Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxjerr shpallje publike për angazhimin e 1 personi për kohë të caktuar, për këtë vend pune:

 

Këshilltar i posaçëm për çështje në lidhje me Bashkimin Evropian dhe NATO-n në Kabinetin e Ministrit– 1 (një) realizues;

 

II.Kandidati duhet t’i përmbush kushtet vijuese:

 

·         Të ketë të paktën 180 kredi sipas ECTS ose të kenë të kryer shkallën VII/1 – nga shkencat vijuese: shkencat politike, shkencat juridike dhe shkencat organizative dhe administrim (menaxhment);

·         Të jetë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

·         Me aktgjykim gjyqësor të plotfuqishëm të mos kenë të shqiptuar dënim për ndalesë të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës;

·         Në mënyrë aktive ta njoh gjuhën angleze;

·         Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune që ka të bëjë me problematikat e BE-së dhe/ose procesin integrues dhe/ose me problematikat e NATO-s.

II. Shuma në para e pagës themelore neto për vendin e punës: 40,005.000 denarë

Bashkë me fletëparaqitjen, kandidatii interesuar detyrimisht duhet ta parashtrojë edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

·         fletëparaqitje të nënshkruar me dorë të vet për vendin e punës për të cilin paraqiten;

·         biografi të shkurtër CV ku detyrimisht të shënohet telefoni për kontakt dhe adresa;

·         certifikatë e nënshtetësisë;

·         diplomë për kryerje të shkallës së arsimit që kërkohet për vendin e punës;

·         dëshmi se nuk i është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;

·         dëshmi për njohje të gjuhës angleze;

·         dëshmi se kanë përvojë në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare

Dokumentacioni i nevojshëm në origjinal ose në kopje të verifikuar në noter t’i dorëzohet arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ose përmes postës në këtë adresë: Ministria e Punëve të Jashtme, Sektori i Menaxhimit me Burime Njerëzore, Rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 7, 1000 Shkup (me shënimin “për shpallje për punësim”). 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm është pesë (5) ditë pune llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.

Aplikimi jo në kohë dhe dokumentacioni  jo i plotë dhe i pakompletuar, nuk do të shqyrtohet.

Pas kryerjes së përzgjedhjes administrative të kandidatëve të paraqitur për plotësimin e vendit të theksuar të punës, kandidatët e rregullt do të thirren edhe në intervistë, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme, përzgjedhjen do ta bëjë në afatin e përcaktuar në përputhje me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit të marrëdhënieve të punës.

Në përputhje me dispozitat ligjore, këshilltari i posaçëm në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme lidh kontratë punësimi për kohë të caktuar, ndërsa punësimi zgjat deri në përfundimin e mandatit të funksionarit, në kabinetin e të cilit është punësuar.

Të drejtat dhe detyrimet e këshilltarit të posaçëm rregullohen me rregullat e përgjithshme të marrëdhënieve të punës.

Aplikimi dhe shpallja mund të gjenden në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

APLIKIMI 

Accessibility Menu