Institucion që bën reklamë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Afati i fundit për aplikim: 13/03/2026
Në bazë të nenit 22 paragrafi 1 alineja 6, paragrafi 5, paragrafi 8, paragrafi 11 alineja 9, paragrafi 13 dhe paragrafi 14 të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/14, 199/14 dhe 27/16), nenet 22, 23, 24, 25, 26 dhe 27 të Ligjit për marrëdhënie të punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/2005, 106/2008, 161/2008, 114/2009, 130/2009, 50/2010, 52/2010, 124/2010, 47/2011, 11/2012, 39/2012, 13/2013, 25/2013, 170/2013, 187/2013, 113/2014, 20/2015, 33/2015, 72/2015, 129/2015, 27/2016 dhe 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/2019, 267/2020, 151/2021 dhe 288/2021), si dhe në bazë të Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme nr. 01-39424/21-1 datë 21.12.2021, 01-34522/23-1 datë 24.11.2023 dhe 01-2290/24-1 datë 25.01.2024, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpall
SHPALLJE PUBLIKE nr. 01/2026
për plotësimin e një vendi të punës për kohë të caktuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs publik për angazhimin e 1 personi për kohë të caktuar, për vendin e mëposhtëm të punës:
1. Këshilltar i posaçëm për çështje që lidhen me Bashkimin Evropian dhe NATO në Kabinetin e Ministrit – 1 (një) realizues.
I. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
-
Të kenë së paku 240 kredi sipas ECTS ose të kenë përfunduar shkallën VII/1, në përputhje me klasifikimin e fushave dhe disiplinave shkencore sipas klasifikimit ndërkombëtar të Fraskatit, nga fusha e shkencave shoqërore ose shkencave humanitare;
-
Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
-
Me vendim gjyqësor të formës së prerë të mos kenë të shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
-
Të kenë njohuri aktive të gjuhës angleze.
II. Shuma e pagës bazë neto për vendin e punës:
48.982,00 denarë
Orari i punës:
nga ora 07:30 deri në ora 15:30 ose nga ora 08:30 deri në ora 16:30,
orari javor i punës 40 orë – nga e hëna deri të premten.
Së bashku me aplikimin, kandidatët e interesuar detyrimisht duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion:
-
aplikim të nënshkruar personalisht për vendin e punës për të cilin aplikojnë;
-
biografi të shkurtër (CV) me numër telefoni dhe adresë për kontakt;
-
certifikatë të shtetësisë;
-
diplomë për përfundimin e nivelit të arsimit që kërkohet për vendin e punës;
-
dëshmi se nuk u është shqiptuar ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës;
-
dëshmi për njohjen e gjuhës angleze.
Dokumentacioni i nevojshëm në origjinal ose kopje të vërtetuar te noteri duhet të dorëzohet në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ose me postë në këtë adresë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme
Sektori për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
Rr. “Filipi i Dytë i Maqedonisë” nr. 7
1000 Shkup
(me shënimin “për shpallje për punësim”).
Afati për dorëzimin e dokumentacionit është tre (3) ditë nga dita e publikimit të shpalljes.
Aplikimet e vonuara, të paplota ose me dokumentacion jo të plotë nuk do të shqyrtohen.
Pas përzgjedhjes administrative të kandidatëve të paraqitur, kandidatët që i plotësojnë kushtet do të ftohen në intervistë në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të bëjë përzgjedhjen në afatin e përcaktuar në përputhje me nenin 23 paragrafi 2 të Ligjit për marrëdhënie të punës.
Në përputhje me dispozitat ligjore, këshilltari i posaçëm në Kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme lidh kontratë pune për kohë të caktuar, ndërsa punësimi zgjat deri në përfundimin e mandatit të funksionarit në kabinetin e të cilit është i punësuar.
Të drejtat dhe detyrimet e këshilltarit të posaçëm rregullohen me rregullat e përgjithshme të marrëdhënieve të punës.