Institucion që bën reklamë: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë
Afati i fundit për aplikim: 28/09/2024
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i fton të gjitha organizatat, shoqatat dhe individët e interesuar nga radhët e diasporës, të dorëzojnë fletëaplikacion për projekte që përfshijnë ide dhe iniciativa të interesit të tyre.
Afati i për aplikim zgjat deri më 15 dhjetor, me çka propozim-projektet e mbërritura pas kësaj date nuk do të shqyrtohen. Projektet në formë të skenuar i dorëzohen Ministrisë së Punëve të Jashtme përmes postës elektronike të Përfaqësive Diplomatiko-Konsullore (PDK) të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, dhe paralelisht në e-mailin sunaj.efendiler@mfa.gov.mk. Nëse aplikuesi nuk ka mundësi që ta skanojë projektin, i njëjti dorëzohet me postë në PDK-në përkatëse.
Informojmë se në përputhje me Rregulloren e Brendshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për caktimin e procedurës për ndarjen e mjeteve të projektit, të dedikuara për nevojat e diasporës, nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të formohet Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të paraqitura. I njëjti do të përgatisë aktvendim për shpërndarjen e mjeteve për projektin.
Aplikuesit, projektet e të cilëve do të miratohen/nuk do të miratohen nga Ministria e Punëve të Jashtme, për të njëjtën do të informohen përmes postës elektronike nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme.