Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpall Thirrjen publike nr. 03/2026 për punë praktike

Institucion që bën reklamë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

Afati i fundit për aplikim: 15/10/2026

Në bazë të nenit 4 të Ligjit për praktikë („Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 98/2019, 103/2021), Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpall:

 

SHPALLJE PUBLIKE numër 03/2026

Për punë praktike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs publik për angazhimin e 16 (gjashtëmëdhjetë) praktikantëve.

 

1. Puna praktike organizohet me qëllim të fitimit të njohurive dhe aftësive praktike në fushën e politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, së drejtës, ekonomisë dhe punës administrative.

 

I. Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

-          të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

-          Të jenë të regjistruar në studime universitare ose pasuniversitare në njërin nga fakultetet që i studiojnë këto fusha: shkenca politike, e drejtë ndërkombëtare, e drejtë evropiane, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, mbrojtje dhe siguri, menaxhim të krizave dhe mbrojtje e shpëtim, ekonomi, tregti ndërkombëtare, ekonomi dhe biznes ndërkombëtar, menaxhim dhe sipërmarrësi, kontabilitet dhe revizion, shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike, rrjete interneti dhe siguri, teknologji interneti dhe siguri kibernetike, telekomunikime dhe inxhinieri informatike.

-          Të mos jenë në marrëdhënie pune;

-          Të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç;

-          Të njohin gjuhën angleze së paku në nivel të barasvlershëm me nivelin B1 të CEFR-it, gjë që dëshmohet me certifikatë përkatëse (si përparësi do të konsiderohet njohja e një gjuhe të dytë të huaj nga gjuhët zyrtare të OKB-së ose të Bashkimit Evropian).

 

II. Praktikantët kanë të drejtë në kompensim mujor për punën praktike, në përputhje me nenin 8 të Ligjit për praktikë, në lartësinë e përcaktuar me ligj, varësisht nga kohëzgjatja e punës praktike dhe paga bazë neto për vendin e punës.

 

Orari i kryerjes së punës praktike është me kohë të pjesshme, në kohëzgjatje prej 20 orësh në javë, të shpërndara në pesë ditë pune, nga e hëna deri të premten, me kohëzgjatje ditore prej 4 orësh.

 

 

Me aplikimin, kandidatët e interesuar detyrimisht duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

- aplikim;

- biografi e shkurtër (CV), ku detyrimisht duhet të shënohen numri i telefonit për kontakt dhe adresa;

- vërtetim se është student i rregullt;

- dëshmi për njohjen e gjuhës angleze.

 

Dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohet përmes postës elektronike në adresën: sucr@mfa.gov.mk, në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ose me postë në adresën: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Sektori për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, rr. „Filipi i Dytë i Maqedonisë“ nr. 7, 1000 Shkup (me shënimin „Për shpalljen për praktikantë“).

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm është pesë (5) ditë, duke llogaritur nga dita e publikimit të shpalljes.

Aplikimet e dorëzuara pas afatit dhe aplikimet e paplota, si dhe ato me dokumentacion të pakompletuar, nuk do të shqyrtohen.

Pas përfundimit të afatit do të bëhet përzgjedhja. Me kandidatët e përzgjedhur do të lidhet kontratë për punë praktike.

Gjatë përzgjedhjes do të respektohet parimi i qasjes së barabartë dhe mosdiskriminimit.

Të drejtat dhe detyrimet e praktikantëve dhe të punëdhënësit rregullohen në përputhje me Ligjin për praktikë.

 

Accessibility Menu