Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtoria e Kërkimeve Analitike, Planifikimit Strategjik dhe Afatgjatë në Politikën e Jashtme dhe Arkivin Diplomatik

Drejtore: Ruzhica Zhanteva
ruzica.zanteva@mfa.gov.mk 
075 - 344 - 168 

 

Drejtoria e Kërkimeve Analitike, Planifikimit Strategjik dhe Afatgjatë në Politikën e Jashtme dhe Arkivin Diplomatik: koordinon përgatitjen e platformave afatgjata për çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin e politikës së jashtme; udhëheq organizimin e konferencave, forumeve debatuese, debateve informative, prezantimeve, botimeve etj.; koordinon proceset e hartimit të planeve dyvjeçare strategjike të ministrisë, planit vjetor të punës së ministrisë dhe procesin e vlerësimit të zbatimit të nismave vjetore të ministrisë; koordinon aktivitetet gjithëpërfshirëse për zhvillimin e mëtejshëm të arkivit diplomatik, digjitalizimin e materialeve arkivore dhe realizimin e procesit për prezantimin e tyre publik në mënyrë të përshtatshme; koordinon bashkëpunimin me institucione vendase dhe të huaja, qendra kërkimore-shkencore, komunitetin think-tank, bashkëpunëtorë shkencorë, ekspertë dhe analistë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nga jashtë; kryen kërkim analitik dhe planifikim strategjik; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; kryen edhe punë të tjera brenda fushës së saj.

 

11.1 Sektori i kërkimeve analitike dhe gjeostrategjike dhe planifikimit strategjik në politikën e jashtme

Sektori i kërkimeve analitike dhe gjeostrategjike dhe planifikimit strategjik në politikën e jashtme përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me kërkimin analitik, planifikimin strategjik; përpunimin e të dhënave, rishikimet analitike dhe informacionet mbi ngjarjet aktuale të politikës së jashtme, zhvillimet ekonomike dhe zhvillimet e tjera relevante në botë; bën vlerësime të elementeve që përcaktojnë pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut; ndjek komunikimin mediatik aktual me qëllim të hartimit të materialeve analitike; kryen vlerësim të gjendjeve në marrëdhëniet ndërkombëtare; propozon elemente për ritmin dhe sekuencën e masave dhe procedurave për realizimin e politikës së jashtme të planifikuar; propozon qëndrime dhe prioritetet në fushën e politikës së jashtme; kryen analizë dhe verifikim të të gjitha njohurive relevante në kompetencë të ministrisë në bashkëpunim me njësitë organizative përkatëse të saj, organe të tjera shtetërore, organizata, si dhe institucione shkencore dhe individë kompetentë; harton planin strategjik të Ministrisë; udhëheq procesin gjithëpërfshirës për realizimin e strategjisë dhjetëvjeçare të politikës së jashtme “Refleksion 2030”; organizon dhe zbaton përgatitjen e platformave afatgjata për drejtime, prioritete dhe projekte të reja të ministrisë me rëndësi të veçantë për zhvillimin e politikës së jashtme; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe institutet ndërkombëtare në fushën e politikës së jashtme; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera brenda fushës së tij.

 11.1.1 Njësia e përpunimit të korrespondencës diplomatike

11.1.2 Njësia e analitikës dhe kërkimeve gjeostrategjike

11.1.3 Njësia e përmbushjes së detyrimeve në kuadër të planifikimit strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

11.1.4 Njësia e koordinimit të nismave dhe ndjekjen e zbatimit të drejtimeve strategjike të MPJ-së dhe TJ-së

  

11.2 Sektori i arkivit diplomatik

Sektori për arkivin diplomatik përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me koordinimin e procesit për sistemimin dhe inventarizimin e fondit gjithëpërfshirës të materialeve arkivore në Arkivin Diplomatik, kategorizimin, vendosjen, mbrojtjen dhe sigurimin e tyre në hapësira të përshtatshme dhe me pajisje të standardizuara fizike (rafte, dollapë dhe kasa) për ruajtjen e duhur, në përputhje me Ligjin për materialin arkivor, Ligjin për punët e jashtme dhe aktet e tjera nënligjore; koordinon procesin e mbledhjes së materialeve arkivore me vlerë të përhershme që janë në kompetencë të njësive organizative të Ministrisë dhe të përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit; koordinon procesin e formimit të Komisionit për deklasifikimin e materialit arkivor të klasifikuar, të gjetur si pjesë e fondit të përgjithshëm të Arkivit Diplomatik; koordinon procesin e digjitalizimit të materialeve arkivore; koordinon procesin e hapjes elektronike dhe digjitale dhe të aksesueshmërisë së materialeve arkivore për publikun kërkimor, shkencor dhe publikun tjetër; koordinon procesin e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e arkivave diplomatike dhe në fushën e zhvillimit të teknologjive të reja digjitale për përpunimin dhe prezantimin e materialeve arkivore; nxit dhe koordinon ngjarje dhe ekspozita në fushën e arkivistikës diplomatike; nxit dhe koordinon procesin e përgatitjes, botimit dhe prezantimit të botimeve arkivore tematike të Arkivit Diplomatik; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera brenda fushës së tij.

 11.2.1 Njësia e arkivit diplomatik dhe dokumentacionit

11.2.2 Njësia e digjitalizimit

11.2.3 Njësia e prezantimit elektronik të hapur të materialeve arkivore

  

11.3 Sektori i trajnimit dhe edukimit diplomatik

Sektori i trajnimit dhe edukimit diplomatik përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me përmirësimin e vazhdueshëm diplomatik të nëpunësve administrativë në Ministri, edukimin e kuadrit të sapopranuar; përgatitjen dhe organizimin e dhënies së provimeve diplomatike; provimeve këshillimore; merr pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen e nëpunësve administrativë për dhënien e provimit diplomatik dhe këshillimor; merr pjesë në hartimin e Programit për dhënien e provimit diplomatik; organizon ligjëratat sipas Rregullores për mënyrën e zhvillimit të provimit diplomatik; harton dhe organizon kurse, ligjërata dhe punëtori në vend; informon për kurse, trajnime, seminare dhe programe studimore jashtë vendit të ofruara nga ministritë e punëve të jashtme të shteteve të ndryshme, akademitë diplomatike dhe institutet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në këtë drejtim ofron mbështetje logjistike për të punësuarit në Ministri; organizon kurse për gjuhë të huaja; bashkëpunon në mënyrë aktive me institucionet homologe nga rajoni dhe më gjerë; përgatit planin e përgatitjeve para dërgimit të diplomatëve dhe merr pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen e tyre para nisjes për punë në përfaqësi dhe organizon biseda përfundimtare dhe mbrojtje të tezave.

 11.3.1 Njësia e edukimit dhe trajnimit diplomatik

11.3.2 Njësia e bashkëpunimit me akademitë diplomatike në rajon dhe me institucione të tjera arsimore në dhe jashtë vendit

Accessibility Menu