Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtoria e Protokollit Diplomatik

Drejtor: Kenan Ramadani
075 - 402 - 898
kenan.ramadani@mfa.gov.mk 

   Drejtoria e Protokollit Diplomatik përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; planifikon, organizon, koordinon dhe zbaton aktivitete që lidhen me vizitat e përfaqësuesve zyrtarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit, si dhe vizitat e përfaqësuesve zyrtarë të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare dhe vendase; çështje në lidhje me përfaqësitë e akredituara në fushën e ceremonialeve, privilegjeve dhe imuniteteve; procedurat për kërkesat për marrjen e agrément-ve dhe exequatur-ave; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; vlerëson punën e njësive organizative; kryen edhe detyra të tjera nga fushëveprimi i saj.

 

12.1 Sektori i protokollit diplomatik

Sektori i Protokollit Diplomatik përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me përgatitjen dhe organizimin e vizitave shtetërore, zyrtare dhe të punës të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme jashtë vendit; përgatitjen dhe organizimin e vizitave shtetërore, zyrtare dhe të punës të shefave të shteteve dhe qeverive të huaja dhe të ministrave të punëve të jashtme; përgatitjen dhe organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare dhe vendase; aktivitetet ceremoniale; procedurat për kërkesat për marrjen e agrément-ve dhe exequatur-ave, si dhe dorëzimin e letrave kredenciale dhe të patent-letrave; hartimin, përditësimin, publikimin dhe shpërndarjen e Listës Diplomatike dhe Regjistrit Protokollar, si dhe çështje të tjera të parësisë (precedencës); siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe detyra të tjera brenda fushës së tij.

 12.1.1 Njësia e vizitave dhe ceremonive

12.1.2 Njësia e korrespondencës diplomatike 

12.2 Sektori i shërbimit diplomatik


12.2. Sektori i shërbimit diplomatik përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me realizimin e së drejtës së privilegjeve dhe imuniteteve të përfaqësive të shteteve të huaja dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të përfaqësuesve të tyre; lëshimin e kartave personale diplomatike, konsullore dhe speciale; procedurën për emërimin e ambasadorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, hartimin e letrave kredenciale dhe letrave të tërheqjes, procedurën për emërimin e konsujve të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe lëshimin e exequatur-ave për konsujt e nderit në Republikën e Maqedonisë së Veriut; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe detyra të tjera nga fushëveprimi i tij.

 12.2.1 Njësia e privilegjeve dhe imuniteteve

12.2.2 Njësia e akreditimeve

12.2.3 Njësia e konsujve të nderit të shteteve të huaja

 

Accessibility Menu