Drejtor: Krum Efremov
075 - 406 - 605
krum.efremov@mfa.gov.mk
Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike dhe Publike përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; planifikon, organizon, koordinon dhe zbaton aktivitetet që lidhen me diplomacinë ekonomike, diplomacinë publike, bashkëpunimin ndërkombëtar në kulturë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen dhe bashkëpunimin me diasporën maqedonase; merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e qëndrimeve të përcaktuara të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente të shtetit; bashkëpunon me dhomat vendase të tregtisë, shoqatat dhe asociacionet; ndjek, analizon dhe informon për temat brenda kompetencës së saj; jep udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe konsujt e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; harton dhe zbaton programin e përgatitjes së të punësuarve para dërgimit në përfaqësi; vlerëson punën e njësive organizative dhe të përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i saj.
9.1 Sektori i diplomacisë ekonomike
Sektori i diplomacisë ekonomike përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me promovimin dhe mbështetjen e interesave ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit; merr pjesë në përgatitjen e strategjive ekonomike për paraqitjen e kompanive vendase në tregje të treta dhe për tërheqjen e investimeve të huaja; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin e politikave ekonomike dhe propozon masa dhe qëndrime për avancimin e tyre; merr pjesë në trajnimin e promotorëve ekonomikë; merr pjesë në organizimin e debateve profesionale, panaireve, tubimeve ekonomike dhe ngjarjeve për prezantimin e potencialeve ekonomike të shtetit; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin ekonomik të shteteve dhe për çështjet ekonomike ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin zhvillimor dhe ndihmën humanitare; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente të shtetit; bashkëpunon me dhomat vendase të tregtisë, shoqatat dhe asociacionet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe për konsujt e nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
9.1.1 Njësia e promovimit dhe mbështetjes së interesave ekonomike të Republikës së Maqedonisë në shtetet evropiane dhe joevropiane
9.1.2 Njësia e çështjeve ekonomike ndërkombëtare, bashkëpunimit zhvillimor dhe ndihmës humanitare
9.1.3 Njësia e konsujve të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit
9.2 Sektori i diplomacisë publike dhe bashkëpunimit në kulturë
Sektori i diplomacisë publike dhe bashkëpunimit në kulturë përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me diplomacinë publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në kulturë; koordinon aktivitetet për rritjen e informimit të opinionit të huaj dhe vepron në drejtim të promovimit të rezultateve të arritura në pjesën e integrimeve evropiane dhe zhvillimit demokratik; nxit interesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut si destinacion atraktiv për biznes, turizëm dhe arsim, si dhe promovon vlerat dhe veçoritë kulturore të shtetit; merr pjesë në hartimin e strategjive dhe dokumenteve të tjera që lidhen me diplomacinë publike; në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kulturë; nxit bashkëpunimin me sektorin civil për aktivitetet në diplomacinë publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në kulturë; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë, qendrat kulturore-informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara dhe qendrat e instituteve kulturore të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
9.2.1 Njësia e diplomacisë publike
9.2.2 Njësia e bashkëpunimit në kulturë
9.3 Sektori i diasporës
Sektori i diasporës i kryen punët dhe detyrat që lidhen me monitorimin e aktiviteteve të Qeverisë, Kuvendit dhe organeve të tyre, që kanë të bëjnë me realizimin e politikave tashmë të përcaktuara ndaj diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut; zbaton, në kuadër të kompetencave të veta, udhëzimet e Qeverisë dhe të Kuvendit që lidhen me realizimin e politikave ndaj diasporës; mbledh informacione dhe të dhëna me interes për formimin e politikave ndaj diasporës dhe i përpunon ato; bashkëpunon me shoqata të specializuara joqeveritare, qendra kërkimore, institute akademike e shkencore, si dhe me shtëpi konsulente politike, të cilave u besohen punime shkencore, studime, teza, mendime profesionale, vlerësime të problemeve politike dhe të opinionit publik që do të shërbejnë për strukturimin e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me diasporën, me qëllim arritjen e decentralizimit të procesit vendimmarrës dhe zgjerimit institucional të procesit të marrjes së vendimeve të politikës së jashtme që lidhen me diasporën; kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas që si pakicë nacionale jetojnë në shtete të tjera; kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të popullit maqedonas që jetojnë si diasporë në shtete të tjera; kujdeset për pozitën dhe të drejtat e pjesëtarëve të diasporës me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut që jetojnë në shtete të tjera; promovon lidhjet dhe bashkëpunimin me pakicën kombëtare maqedonase dhe diasporën; ruan, kultivon dhe afirmon identitetin kombëtar dhe kulturor-gjuhësor të diasporës në Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkëpunon dhe ndihmon për afirmimin e vetë diasporës duke afirmuar edhe vlerat dhe arritjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mjediset ku ata jetojnë; kujdeset dhe ndihmon në veprimet dhe aktivitetet organizative të diasporës me qëllim realizimin e një pjese të interesave strategjike, ekonomike dhe me rëndësi kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
9.3.1 Njësia e bashkëpunimit me diasporën nga fqinjësia e afërt, Evropa dhe vendet tej oqeanike
9.3.2 Njësia e zbatimit të politikave qeveritare për diasporën