Drejtor: Samir Ganija
070/744-308
samir.ganija@mfa.gov.mk
Drejtoria e Çështjeve Konsullore dhe së Drejtës Ndërkombëtare përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet dhe detyrat që lidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe procesin e harmonizimit me të drejtën e Bashkimit Evropian, si dhe me mbrojtjen konsullore; merr pjesë në procedurat e pajtimit, lidhjes, ratifikimit dhe ekzekutimit të marrëveshjeve dhe dokumenteve ndërkombëtare; merr pjesë në përmirësimin e kornizës kontraktuale-juridike me shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare; ndjek zhvillimin dhe kodifikimin e së drejtës ndërkombëtare; ushtron rolin e depozitarit të marrëveshjeve ndërkombëtare; mbron interesat e Republikës së Maqedonisë së Veriut; siguron mbrojtje konsullore për shtetasit e saj dhe për interesat e personave juridikë jashtë vendit; ndjek politikën e vizave dhe të migracionit; koordinon punën e organeve ndërsektoriale dhe ndërqeveritare për shënjimin e kufirit shtetëror dhe kujdeset për çështjet në fushën e kufijve shtetërorë; organizon konsultime konsullore; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; harton dhe zbaton programin e përgatitjes së të punësuarve para dërgimit në përfaqësi; vlerëson punën e njësive organizative dhe përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i saj.
10.1 Sektori i së drejtës ndërkombëtare
Sektori i së drejtës ndërkombëtare përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që kanë të bëjnë me inicimin dhe pjesëmarrjen në procedurën e brendshme juridike për negocimin dhe nënshkrimin dhe/ose aderimin dhe/ose ratifikimin e marrëveshjeve dhe dokumenteve ndërkombëtare; propozon qëndrime dhe merr pjesë në zbatimin e Marrëveshjes për çështjet e trashëgimisë së ish-RSFJ; merr pjesë në punën e organeve ndërsektoriale dhe ndërqeveritare për të gjitha çështjet që lidhen me kufijtë dhe incidentet kufitare; ndjek zhvillimin dhe kodifikimin e së drejtës ndërkombëtare; ndjek dhe analizon të drejtën e Bashkimit Evropian dhe zhvillimin e saj dhe merr pjesë në procesin e harmonizimit të legjislacionit të brendshëm dhe detyrimeve ndërkombëtare-juridike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me të drejtën e BE-së; ushtron rolin e depozitarit dhe të arkivit (repozitarit) të marrëveshjeve ndërkombëtare; jep mendime dhe këshilla juridike për çështje nga këndvështrimi i të drejtës ndërkombëtare publike; propozon qëndrime dhe merr pjesë në punën e organeve të OKB-së dhe të Këshillit të Evropës brenda kompetencës së tij; ndjek dhe analizon punën dhe/ose koordinon bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Gjykatën e Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë, Konferencën e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe gjykatat e specializuara të OKB-së; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
10.1.1 Njësia e marrëveshjeve bilaterale ndërkombëtare
10.1.2 Njësia e të drejtës ndërkombëtare publike dhe marrëveshje ndërkombëtare multilaterale
10.1.3 Njësia e të drejtës së BE-së
10.2 Sektori i çështjeve konsullore
Sektori i çështjeve konsullore përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me mbrojtjen e interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut; siguron mbrojtje konsullore për shtetasit e saj dhe interesat e personave juridikë jashtë vendit; zbaton legjislacionin kombëtar dhe detyrimet që burojnë nga marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale; zhvillon dhe përmirëson bashkëpunimin dhe praktikën konsullore; merr pjesë në konsultime konsullore; organizon shërbimin e gatishmërisë në zyrën këshillimore për pranimin e palëve; përditëson informacionet konsullore në faqen e jashtme të ministrisë; kryen trajnimin konsullor të konsujve të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; kujdeset për vendosjen dhe zhvillimin e sistemit të “konsullatave virtuale” në funksion të ofrimit të shërbimeve konsullore; kryen legalizimin e dokumenteve; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente të shtetit; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij dhe të përfaqësive; kryen edhe punë të tjera brenda fushës së tij.
10.2.1 Njësia e çështjeve konsullore për Evropën Juglindore
10.2.2 Njësia e çështjeve konsullore për shtetet evropiane dhe jo
10.3 Sektori i Qendrës së Vizave
Sektori i qendrës së vizave përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që burojnë nga Sistemi Kombëtar i Informacionit për Viza (N-VIS), regjimi i vizave dhe politika e vizave; zbaton dhe ushtron mbikëqyrje mbi procedurën e lëshimit të vizave; ndjek lëvizjet migruese dhe rregulloren në këtë fushë; ndjek regjimin e vizave dhe politikën e vizave të Bashkimit Evropian dhe merr pjesë në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me atë evropian; ndjek, analizon dhe informon për gjendjen në politikën e vizave dhe të migracionit; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara dhe me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij dhe të përfaqësive; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
10.3.1 Njësia e sistemit informativ kombëtar të vizave (N-VIS)
10.3.2 Njësia e politikës së vizave dhe migracionit
10.4 Sektori i pasaportave diplomatike, zyrtare dhe qytetare, kufijve, fluturimeve dhe legalizimit
Sektori i pasaportave diplomatike, zyrtare dhe qytetare, kufijtë, fluturimet dhe legalizimin përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; lëshon dhe mban evidencën për pasaportat dhe vizat diplomatike e zyrtare, si dhe për pasaportat qytetare që lëshohen përmes përfaqësive diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut; kryen koordinimin me organet shtetërore kompetente për fluturimet e mjeteve ajrore jokomerciale vendase ose të huaja; merr pjesë në punën e organeve ndërsektoriale dhe ndërqeveritare për të gjitha çështjet që lidhen me kufijtë dhe incidentet kufitare; merr pjesë në procedurën e legalizimit të dokumenteve; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij dhe të përfaqësive; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
10.4.1 Njësia e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe qytetare
10.4.2 Njësia e fluturimeve dhe legalizimit
10.4.3 Njësia e kufijve