Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtoria e Marrëdhënieve Multilaterale dhe Bashkëpunim të Sigurt

Drejtor: Kire Ilioski
075 - 745 - 388
kire.ilioski@mfa.gov.mk 

Drejtoria e marrëdhënie multilaterale përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet dhe detyrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e marrëdhënieve multilaterale, veçanërisht në fushat e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale; merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e qëndrimeve të përcaktuara të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në organizatat ndërkombëtare; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimet dhe marrëdhëniet në planin multilateral; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për misionet e akredituara të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë këtyre organizatave ndërkombëtare dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara dhe organizatat ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; harton dhe zbaton programin e përgatitjes së të punësuarve para dërgimit në përfaqësi; vlerëson punën e njësive organizative dhe përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i saj.

 

7.1 Sektori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të Drejtave të Njeriut


    Sektori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të Drejtave të Njeriut përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që burojnë nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë e saj të specializuara; në mënyrë aktive merr pjesë dhe propozon qëndrime në punën e organeve dhe trupeve të OKB-së; i koordinon aktivitetet dhe detyrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe juridike të të drejtave të njeriut; e ndjek zbatimin e obligimeve ndërkombëtare juridike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe merr pjesë në aktivitetet për promovimin dhe avancimin tyre; ndjek, analizon dhe informon për politikat, aktivitetet dhe zhvillimet e sistemit të OKB-së; bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e institucioneve dhe organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat dhe paraqitjet e tyre multilaterale; përgatit udhëzime dhe instruksione për misionet e përhershme të Republikës së Maqedonisë së Veriut të akredituara pranë organizatave ndërkombëtare dhe për përfaqësitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të organizatave ndërkombëtare dhe të shteteve anëtare të OKB-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e njësive nga kompetenca e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 7.1.1 Njësia e OKB-së dhe agjencitë e specializuara të saj

7.1.2 Njësia për të drejtat e njeriut

7.1.3 Njësia për çarmatimin dhe kontrollin e armëve

7.1.4 Njësia për ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit

 

 

7.2 Sektori i Këshillit të Evropës, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale

                   Sektori i Këshillit të Evropës, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që burojnë nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe merr pjesë në mënyrë aktive në punën e organeve dhe trupeve të këtyre organizatave; ndjek, analizon dhe informon për politikat, aktivitetet dhe zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe OSBE; bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e institucioneve dhe organeve kompetente të Republikës së Maqedonisë së Veriut në negociatat dhe paraqitjet e tyre multilaterale; ndjek, analizon dhe informon për politikat dhe zhvillimet e organizatave të tjera ndërkombëtare dhe koordinon pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në to; përgatit udhëzime dhe instruksione për misionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të akredituara pranë organizatave ndërkombëtare dhe për përfaqësitë e Republikës së Maqedonisë së Veriut; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të organizatave ndërkombëtare dhe të shteteve anëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e njësive në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 7.2.1 Njësia e Këshillit të Evropës

7.2.2 Njësia e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE

 7.2.3 Njësia për Frankofoni dhe organizata të tjera ndërkombëtare e rajonale

Accessibility Menu