Drejtor: Dejan Vellkoski
075 350 938
DNPBP@mfa.gov.mk
Drejtoria për NATO-n dhe Çështjet politike dhe të Sigurisë përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet dhe detyrat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadrin e anëtarësimit në NATO, marrëdhëniet politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut me NATO-n, si dhe, më gjerë në planin politik dhe të sigurisë; merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e qëndrimeve të përcaktuara të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO; përcjell qëndrime, ndjek, analizon dhe informon për aktivitetet brenda NATO-s; ndjek dhe merr pjesë në zhvillimin e politikave strategjike të NATO-s, në ndjekjen dhe promovimin e politikave publike të NATO-s, planifikimin e operacioneve, bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të krizave, bashkëpunimin politik dhe të sigurisë me organizata të tjera ndërkombëtare dhe me shtete partnere të Aleancës; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për Delegacionin e përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s dhe ndjek punën e tij; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara dhe organizatat ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; harton dhe zbaton programin e përgatitjes së punonjësve para dërgimit në përfaqësi; vlerëson punën e njësive organizative dhe përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i saj.
8.1 Sektori për monitorimin e politikave të NATO-s, planifikimin dhe monitorimin e operacioneve; dhe menaxhim të krizave
Sektori për monitorimin e politikave të NATO-s, planifikimin dhe monitorimin e operacioneve; dhe menaxhim të krizave përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që burojnë nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe ndjek zbatimin e reformave politike, të sigurisë dhe të mbrojtjes në vend; ndërmerr aktivitetet e parashikuara nga Procesi i Planifikimit dhe i Vlerësimit (PARP); kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me aspektet e politikës së jashtme të pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e mbështetjes së paqes, si dhe me bashkëpunimin e sigurisë në hapësirën euro-atlantike; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimet dhe marrëdhëniet në NATO; propozon qëndrime për çështje aktuale të sigurisë dhe për kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në aktivitetet ndërkombëtare për përballimin e sfidave bashkëkohore të sigurisë; bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e institucioneve e organeve kompetente të shtetit; jep udhëzime dhe instruksione për delegacionin e përhershëm pranë NATO-s dhe për përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të shteteve anëtare të NATO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
8.1.1 Njësia për strategji dhe politika të NATO-s
8.1.2 Njësia për operacione, planifikim dhe bashkëpunim në fushën e menaxhimit të krizave
8.1.3 Njësia për analizë të rreziqeve
8.2 Sektori për bashkëpunim politik dhe të sigurisë, marrëdhënie rajonale, partneritet dhe komunikime strategjike
Sektori për bashkëpunim politik dhe të sigurisë i përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; harton dhe koordinon dokumentet e komunikimeve strategjike për Drejtorinë dhe Ministrinë; përgatit mendime profesionale dhe propozime me qëllim thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendet e rajonit dhe më gjerë për çështje me rëndësi për sigurinë rajonale dhe euro-atlantike; propozon masa dhe aktivitete për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë bilaterale dhe multilaterale me vendet e rajonit dhe më gjerë nga këndvështrimi i sigurisë politike; ndjek marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e RMV-së në bazë bilaterale dhe multilaterale me vendet e rajonit dhe më gjerë për çështje të sigurisë politike; ndjek marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e RMV-së në kuadër të sistemeve të sigurisë kolektive; ndjek, merr pjesë dhe koordinon aktivitetet në procesin e bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes; ndjek marrëdhëniet dhe politikat e NATO-s me organizata të tjera ndërkombëtare (BE, OKB, OSBE, UA); ndjek marrëdhëniet dhe politikat e NATO-s për zhvillimin e partneriteteve: formatiN 30+N, DialoguN Mesdhetar, Iniciativën e Stambollit për Bashkëpunim, 4 partnerët aziatiko-paqësorë, partnerët jugorë, partnerët e Azisë Qendrore, partnerët afrikanë, partnerët latinoamerikanë dhe partnerë dhe institucione të tjera; koordinon aktivitetet në kuadër të nismës së NATO-s për JIE – SEE Group; bashkëpunimin politik dhe të sigurisë rajonale në kontekstin e NATO-s (A5), si dhe formate të tjera bashkëpunimi me organizata dhe nisma të ndryshme ndërkombëtare; ndjek dhe merr pjesë në aktivitetet brenda përbërësit të sigurisë të organizatave dhe nismave ndërkombëtare e rajonale; ndjek dhe merr pjesë në aktivitetet në procesin e bashkëpunimit me ministrat e mbrojtjes të EAPC-SEDM; ndjek dhe merr pjesë në aktivitetet e Forcave Shumëkombëshe të JIE – SEEBRIG si dhe në aktivitetet për çështjen e armëve të vogla dhe armëve të lehta (SALW); propozon aktivitete, informon dhe përgatit raporte për gjendjen në planin e sigurisë ndaj organizatave ndërkombëtare, si dhe propozon aktivitete konkrete që Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndërmarrë në kuadër të bashkëpunimit politik dhe të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare; bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet e institucioneve e organeve kompetente të shtetit; jep udhëzime dhe instruksione për delegacionin e përhershëm pranë NATO-s dhe për përfaqësi të tjera të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të shteteve anëtare të NATO-s në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të shteteve të tjera; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe detyra të tjera brenda fushës së tij.
8.2.1 Njësia për bashkëpunim politik dhe të sigurisë rajonale, partneritete dhe marrëdhënie
8.2.2 Njësia për bashkëpunimin politik dhe të sigurisë të NATO-s me organizata të tjera ndërkombëtare dhe me vendet partnere
8.2.3 Njësia për komunikime strategjike