Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtoria e Çështjeve Organizative

Drejtor: Vele Trpevski
070 - 396 - 968 
vele.trpevski@mfa.gov.mk 

 

Drejtoria e Çështjeve Organizative harton planet dhe raportet vjetore të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet që lidhen me punët e përgjithshme dhe juridike, menaxhimin e burimeve njerëzore, edukimin dhe lëvizjen e të punësuarve në shërbim; çështjet financiare, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe çështjet e sigurisë; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente shtetërore; u jep udhëzime dhe instruksione përfaqësive dhe e ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe njësive në përbërjen e saj; vlerëson punën e njësive organizative dhe të përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe detyra të tjera nga fushëveprimi i saj.

 

2.1 Sektori i çështjeve juridike dhe të përgjithshme

                   Sektori i çështjeve juridike dhe të përgjithshme përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me çështjet juridike, mbikëqyrje administrative dhe profesionale-operacionale; kujdeset për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të të punësuarve në ministri dhe në përfaqësi; siguron zbatimin ligjor të procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe materiale të të punësuarve; ushtron kontroll mbi zbatimin e procedurave në ministri: mbrojtjen juridike të të drejtave pronësore dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, prokurimet publike, veprimtarinë investuese dhe mirëmbajtjen e përditshme, kujdesin për pronën në pronësi të ministrisë, furnizimin me mjete bazë dhe materiale harxhuese, përkthimin, zbatimin e rregullave për punën arkivore, pranimin, regjistrimin dhe shpërndarjen e materialeve, si dhe punët tekniko-administrative; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; e organizon dhe vlerëson punën e njësive në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 2.1.1 Njësia e çështjeve juridike

2.1.2 Njësia e prokurimeve publike dhe kontroll të zbatimit të kontratave të prokurimit publik

2.1.3 Njësia e pasurisë së paluajtshme diplomatike në pronësi dhe me qira të Republikës së Maqedonisë së Veriut

2.1.4 Njësia e çështjeve të përgjithshme

2.1.5 Njësia e përkthimit

   

2.2 Sektori i menaxhimit me burimeve njerëzore dhe edukim

            Sektori i menaxhimit të burimeve njerëzore dhe edukimit përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet e detyrat që lidhen me ndjekjen dhe zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore të lidhura me burimet njerëzore; përgatitjen e programit për zhvillimin e burimeve njerëzore; planifikimin e lëvizjes së të punësuarve në shërbim; zbatimin e procedurave të punësimit, vlerësimit dhe dërgimit të të punësuarve në përfaqësi; përgatitjen, koordinimin dhe zbatimin e programit të edukimit; dërgimin e të punësuarve në trajnim diplomatik dhe profesional brenda dhe jashtë vendit; ndjek, analizon dhe informon për çështjet brenda kompetencës së tij; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera brenda fushës së tij.

  2.2.1 Njësia e menaxhimit me burime njerëzore në MPJ dhe TJ

2.2.2   Njësia e menaxhimit me burime njerëzore në Përfaqësitë Diplomatike-Konsullore (PDK)

 

2.3 Sektori i çështjeve financiare

            Sektori i çështjeve financiare përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet e detyrat që lidhen me ndjekjen dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e operacioneve buxhetore, materialo-financiare dhe të kontabilitetit; planifikimin, menaxhimin, ndjekjen dhe realizimin e buxhetit të ministrisë; zbatimin e kontrollit financiar në ministri; përpilimin e planit financiar për ekzekutimin e buxhetit (mujor, tremujor dhe vjetor); përgatitjen e raportit financiar vjetor; bashkëpunimin dhe koordinimin me institucionet dhe organet kompetente shtetërore; propozimin e udhëzimeve dhe instruksioneve për përfaqësitë dhe ndjekjen e punës së tyre; organizimin dhe vlerësimin e punës së njësive në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera të fushëveprimit të tij. 

2.3.1  Njësia e koordinimit buxhetor

2.3.2  Njësia e kontrollit buxhetor

2.3.3  Njësia e kontabilitetit dhe pagesave

 

 

2.4 Sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe çështjet e sigurimit

           Sektori i teknologjisë së informacionit (TIK) dhe çështjet e sigurimit përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet e detyrat që lidhen me projektimin, instalimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemeve informatike dhe rrjetit kompjuterik të ministrisë dhe përfaqësive; përgatit strategjinë e TIK; siguron komunikim dhe bashkëpunim efektiv e efikas midis të punësuarve të ministrisë dhe përfaqësive; kujdeset për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e rrjetit kompjuterik dhe të dhënave; zhvillon zgjidhje për akses të sigurt në rrjetin kompjuterik jashtë ministrisë; ofron mbështetje për përdoruesit; kryen pranimin, shkëmbimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e informacioneve të klasifikuara; kontrollon rrjedhën e informacioneve të klasifikuara; zbaton mbrojtje kripto; organizon trajnim të TIK-ut dhe sigurisë për të punësuarit; bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; propozon udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 2.4.1 Njësia e administrimit të teknologjisë së informacionit (TI)

2.4.2 Njësia e mbështetjes sistemore dhe teknologjisë së komunikimit

2.4.3 Njësia e çështjeve të sigurimit dhe mbrojtja kripto

Accessibility Menu