Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtoria e Mbështetjes së Aktiviteteve të Ministrit, Zëvendësministrit dhe Sekretarit Shtetëror

Drejtore: Linda Salieska
075 - 392 - 720
linda.salieska@mfa.gov.mk

 

Drejtoria e Mbështetjes së Aktiviteteve të Ministrit, Zëvendësministrit dhe Sekretarit Shterëror përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek aktivitetet e ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror; e organizon dhe koordinon komunikimin me mediat dhe takimet me përfaqësuesit e mediave dhe rrjeteve sociale; kryen hulumtime analitike dhe planifikim strategjik; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; u jep udhëzime dhe instruksione përfaqësive dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; kryen edhe punë të tjera në fushën e kompetencës së saj.

 

1.1 Sektori i organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror

 

                   Sektori i organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror i përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon punët dhe detyrat që lidhen me organizimin e aktiviteteve të ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror dhe siguron mbështetje profesionale, teknike dhe administrative për realizimin e tyre; përgatit pjesëmarrjen e ministrit, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror në seancat e Qeverisë dhe Kuvendit dhe në organet e tyre punuese; kryen komunikimin me mediat dhe organizon takime me përfaqësues të mediave; harton, redakton, përditëson dhe publikon informacione për ueb-faqet ministrisë dhe të përfaqësive, si dhe për profilet e ministrisë në rrjetet sociale; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; ofron mbështetje operative dhe logjistike-teknike për aktivitetet politike dhe ekonomike të ministrit; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 


1.1.1 Njësia e organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të ministrit

1.1.2 Njësia e koordinimit politik dhe ekonomik të kabinetit të ministrit

1.1.3 Njësia e organizimit dhe koordinimit të aktiviteteve të zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror

1.1.4 Njësia e bashkëpunimit me institucionet e tjera

 

  

1.2 Sektori i marrëdhënieve me publikun dhe diplomacisë digjitale

 

                 Sektori i marrëdhënieve me publikun dhe diplomacisë digjitale përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; siguron informim të saktë, të qartë dhe në kohë të qytetarëve për aktivitetet dhe qëndrimet e Ministrisë lidhur me temat aktuale bilaterale, rajonale dhe globale në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikës së jashtme të shtetit, përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit; koordinon informimin e rregullt të publikut për shërbimet që Ministria, si shërbim publik, u ofron qytetarëve; siguron komunikim proaktiv dhe reaktiv të vazhdueshëm me mediat dhe publikun; kujdeset për zbatimin pa pengesa të konceptit të funksionimit dhe zhvillimit të diplomacisë digjitale; kujdeset për zbatimin e konceptit të transparencës aktive dhe llogaridhënies së Ministrisë ndaj qytetarëve; koordinon komunikimin dhe bashkëpunimin me mediat lidhur me aktivitetet e Ministrit dhe Ministrisë në tërësi; organizon dhe moderon konferenca për shtyp, brifingje për mediat dhe ngjarje të tjera mediatike; koordinon dhe menaxhon përditësimin e faqes zyrtare të ueb-faqes së Ministrisë; organizon dhe menaxhon funksionimin e profileve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në rrjetet sociale, në përputhje me trendet e reja ndërkombëtare në diplomacinë digjitale; koordinon hartimin dhe publikimin e teksteve informuese në profilet zyrtare të Ministrisë në rrjetet sociale; monitoron funksionimin e profileve zyrtare të përfaqësive diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe jep rekomandime dhe udhëzime për inovacione të nevojshme në përputhje me trendet e reja ndërkombëtare në diplomacinë digjitale; koordinon përgatitjen dhe publikimin e njoftimeve për informimin publik; organizon dhe zbaton fushata informuese në nivel ministrie; koordinon mbështetjen teknike për organizimin e aktiviteteve mediatike dhe prodhimin e materialeve fotografike dhe video; organizon dhe vlerëson punën e departamenteve në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.

 


1.2.1 Njësia e marrëdhënieve me mediet


1.2.2 Njësia e diplomacisë digjitale

 

 

Accessibility Menu