Drejtore: Aleksandra Miovska
aleksandra.miovska@mfa.gov.mk
070 - 232 - 487
Drejtoria e Marrëdhënie Bilaterale me Vendet e Evropës Juglindore dhe Nismat Rajonale përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i planifikon, organizon, koordinon dhe ndjek bashkëpunimin dhe marrëdhëniet bilaterale të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shtetet e Evropës Juglindore; merr pjesë në formulimin dhe zbatimin e qëndrimeve të përcaktuara të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimet e brendshme dhe marrëdhëniet në këto shtete; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; jep udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë në këto shtete dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të këtyre shteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; menaxhon, koordinon dhe organizon punën e sektorëve dhe departamenteve në përbërjen e saj; harton dhe zbaton programin përgatitor për të punësuarit para dërgimit në përfaqësi; vlerëson punën e njësive organizative dhe përfaqësive nën kompetencën e saj; kryen edhe detyra të tjera nga fushëveprimi i saj.
3.1 Sektori i marrëdhënieve bilaterale me shtetet e fqinjësisë së afërt
Sektori i marrëdhënie bilaterale me vendet fqinjësisë së afërt përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë; ndjek, analizon dhe informon mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe propozon masa dhe qëndrime për avancimin e tyre; ndjek, analizon dhe informon mbi zhvillimet e brendshme dhe politikën e jashtme të këtyre shteteve; përgatit dhe merr pjesë në konsultime politike; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë në këto shtete dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të këtyre shteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e njësive në përbërjen e saj; kryen edhe punë të tjera në fushëveprimin e saj.
3.1.1 Njësia për Republikën e Shqipërisë, Republikën e Serbisë dhe Republikën e Kosovës
3.1.2 Njësia për Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë
3.2 Sektori i marrëdhënieve bilaterale me shtetet e fqinjësisë më të gjerë
Sektori i marrëdhënieve bilaterale përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; i kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Republikën e Kroacisë, Republikën e Sllovenisë, Republikën e Turqisë, Republikën e Moldavisë, Rumaninë dhe Republikën e Qipros, si dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që burojnë nga Forumi i Prespës për Dialog; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe propozon masa e qëndrime për avancimin e tyre; ndjek, analizon dhe informon për zhvillimet e brendshme dhe politikën e jashtme të këtyre shteteve; përgatit dhe merr pjesë në konsultime politike; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë në këto shtete dhe ndjek punën e tyre; bashkëpunon me përfaqësitë e akredituara të këtyre shteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut; organizon dhe vlerëson punën e njësive në përbërjen e saj; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i saj.
3.2.1 Njësia për Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën, Republikën e Kroacisë dhe Republikën e Sllovenisë
3.2.2 Njësia për Republikën e Turqisë, Republikën e Moldavisë, Rumaninë dhe Republikën e Qipros
3.3 Sektori i nismave rajonale dhe Forumit të Prespës për Dialog
Sektori i iniciativave rajonale dhe Forumit të Prespës për Dialog përgatit planet dhe raportet vjetore të punës; kryen dhe koordinon aktivitetet dhe detyrat që lidhen me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, Nismën Qendrore Evropiane, Nismën Adriatiko–Joniane, Procesin e Berlinit, procesin “Mini-Shengen”, si dhe nisma të tjera rajonale, ku Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë aktive si pjesë e organeve dhe organizatave rajonale të krijuara; ndjek, analizon dhe informon për aktivitetet që ministria duhet të ndërmarrë në kuadër të nismave rajonale dhe proceseve të larttheksuara; merr pjesë, organizon dhe nxit procese bashkëpunimi në formën e nismave rajonale; përgatit dhe merr pjesë në konsultime politike brenda kuadrit të nismave rajonale; siguron koordinim dhe bashkëpunon me institucionet dhe organet kompetente në shtet që kanë të bëjnë me proceset e mësipërme; përgatit udhëzime dhe instruksione për përfaqësitë nëse është e nevojshme të ndërmarrin veprime përkatëse brenda nismave rajonale dhe proceseve të sipërpërmendura; organizon dhe vlerëson punën e njësive në përbërjen e tij; kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i tij.
3.3.1 Njësia e nismave rajonale
3.3.2 Njësia për Forumin e Prespës për Dialog