Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadoren e re të Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricová

Takimi i ministrit Mucunski me ambasadoren e re të Republikës së Sllovakisë, Iveta Hricová

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Republikës së Sllovakisë në Shkup, Iveta Hricová.

 

Në takim, ministri Mucunski shprehu kënaqësi për dialogun politik maqedono-sllovak dinamik dhe të vazhdueshëm dhe shprehu besim se në periudhën e ardhshme të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për të dinamizuar më tej bashkëpunimin sektorial dhe për të intensifikuar mbështetjen e ndërsjellë në formate të ndryshme multilaterale.

Me këtë rast, ministri Mucunski falënderoi për angazhimin aktiv dhe mbështetjen e fuqishme sllovake për proceset eurointegruese të vendit tonë.

Ambasadorja Hricová theksoi se Sllovakia e vlerëson lartë kontributin e vendit tonë për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, mbi bazën e miqësisë tradicionale, besimit të ndërsjellë dhe rezultateve të arritura në disa fusha.

Accessibility Menu