
Përkushtimi ynë është promovimi dhe përfaqësimi i interesave tona në planin ndërkombëtar. Integrimi euro-atlantik dhe evropian janë prioritetet kryesore të punës sonë, njëkohësisht duke u përkushtuar për një rajon të sigurt, të qëndrueshëm dhe përparimtar, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit më të gjerë bilateral dhe multilateral. Jemi në shërbim të qytetarëve, duke siguruar shërbime konsullore për gjithë shtetasit tanë jashtë vendit.
“2023-ta, viti i etablimit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut” Në konferencën vjetore: Vit i mundësive të reja, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani theksoi se politika e jashtme mbetet e fokusuar në realizimin e qëllimit kryesor strategjik: anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Në këtë kontekst, prioritet kryesor mbetet kultivimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke përfshirë dialogun me Republikën e Bullgarisë. “Sa i përket Bullgarisë, ne kemi synime të sinqerta për të rikthyer trendin pozitiv të dialogut dhe bashkëpunimit të krijuar vitin e kaluar, megjithëse në periudhë afatshkurtër zgjedhjet e ardhshme janë një rrethanë rënduese për ecurinë e marrëdhënieve bilaterale. Megjithatë, mbetemi të përkushtuar në qetësimin e tensioneve, gjë që u reflektua edhe në reagimet joproporcionale për një rast të vetëm, për të cilin shteti i ndëmori menjëherë të gjitha masat për zbardhjen e tij. Është e rëndësishme që të mos lejohen tendencat provokuese në të dyja anët e kufirit ta rrëmbejnë procesin në një drejtim që nuk do të jetë në interes të dy vendeve. Por gjithsesi është në interes të aktorëve të tretë, me të cilët nuk kemi shumë gjëra të përbashkëta”, tha Osmani. Përmes një video-fjalimi nga Brukseli, ku në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së po i viziton institucionet e NATO-s dhe BE-së, Osmani theksoi se këtë vit vendi ka një mundësi të jashtëzakonshme për ta dëshmuar veten si partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare, përmes kryesimit të OSBE-së, SHBA-Kartës së Adriatikut, si dhe Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. “Kryesimi i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë paraqet një moment historik për Maqedoninë e Veriut, por edhe një sfidë të madhe diplomatike, sepse zhvillohet në marrëdhënie jashtëzakonisht komplekse ndërkombëtare, arkitekturë të rrënuar të sigurisë në kontinent dhe praktikisht në një kohë të agresionit ushtarak aktiv nga një vend - anëtar kundër një vendi tjetër - anëtar të Organizatës. Kjo e bën punën e Organizatës edhe më komplekse, por në të njëjtën kohë jashtëzakonisht të nevojshme”, theksoi ai. Në panelin me titull “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, sfidat dhe mundësitë për sigurimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe sigurisë”, Osmani foli për të arriturat gjatë vitit të kaluar, ndër të cilat: fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, raporti i mirë i Komisioni Evropian, arritja e harmonizimit 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteks, lançimi e Dialogut Strategjik me SHBA-në e të tjera. Në panel, përveç Osmanit, fjalime kishin edhe Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, Kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut, Ismet Ramadani, si dhe Dekan i Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujovski.
Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Eurodeputetin dhe Raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, Ilhan Kyuchyuk. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për procesin aktual të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe nevojës për shpejtim të eurointegrimeve për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Rrugëtimi europian pozitivisht do të ndikojë në konsolidimin ekonomik dhe demokratik të vendeve të rajonit. Në takim u bisedua për aktualitetet e fundit në marëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, lidhur me sulmin fizik ndaj sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov. Në atmosferën e përgjithshme në këtë periudhë sigurisht se nuk kountribojnë deklaratat provokative dhe fyese të një anëtari të Parlamentit Europian, theksoi Osmani, prandaj për të njëjtat janë janë dërguar tashmë reagime përkatëse zyrtare. “E informova Eurodeputetin Kyuchyuk për përpjekjet për de-eskalim të retorikës së tensionuar në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevojës për kthimin e dinamikës pozitive në marëdhëniet tona” tha Osmani. Theksoi se edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të jenë të përkushtuar në intensifikimin e dialogut politik, me qëllim kthimin e besimit.
Këshillat për udhëtime janë burim i informacionit për qytetarët që udhëtojnë në shtetet tjera. Këto këshilla do t’ju ndihmojnë të sillni vendime të informuara në lidhje me sigurinë tuaj derisa qëndroni jashtë vendit.
Lexo më shumë